Sophie Zhang, sinjalizuese e Facebook: Në Shqipëri gjeta profile të rremë manipulues...

Sophie Zhang, sinjalizuese e Facebook: Në Shqipëri gjeta profile të rremë manipulues që lidheshin me faqet e Ramës dhe Velisë

141
0
Shares

Nga Alice Tailor

Sophie Zhang, informaticiene dhe ish-punonjëse e Facebook-ut, ndezi debate kohët e fundit, kur zbuloi gjetjet e punës së saj dy vjeçare në Facebook.

Ajo punonte me sektorin e hetimit të angazhimeve të rreme në rrjet.

Zhang zbuloi rrjete të faqeve dhe profileve të rreme, të përfshira në përpjekje për të manipuluar ligjërimin politik në 25 vende, përfshirë Shqipërinë.

Ajo raportoi se shumë prej këtyre rrjeteve të mirëorganizuara përdorin faqe në Facebook me emra njerëzish dhe fotografi (shpesh të marra nga burime të tjera) për të krijuar përshtypjen se janë njerëz të vërtetë.

Një profil i vetëm në Facebook mund të kontrollojë deri në 1000 faqe, duke u dhënë fuqi të madhe atyre që dëshirojnë të përfshihen në një sjellje jo-autentike të koordinuar (CIB).

Siç zbuloi Exit në një pjesë të këtij hetimi, këto faqe ishin aktive në profilet e Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, po ashtu edhe tek aktorët politikë të opozitës.

Duket se në disa raste, të njëjtat faqe komentonin në profilet e politikanëve që urrenin publikisht njëri-tjetrin dhe ishin të përfshirë në beteja ligjore në atë kohë.

Këto faqe gjeneronin mijëra pëlqime, komente plot lavdërime, ndjekje, dhe herë pas here, armatoseshin kundër zërave kritikë ose portaleve mediatike hulumtuese.

Exit kontaktoi Zhang për të mësuar më shumë rreth gjetjeve mbi Shqipërinë dhe ndikimit që ajo mendon se mund të ketë në demokracinë e brishtë të vendit.

Çfarë gjeti Sophie Zhang

Më 26 korrik 2019, Zhang bëri një zbulim. Pasi zbuloi më parë se Presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez po grumbullonte një numër të madh pëlqimesh të rreme në faqen e tij në Facebook nga faqe po ashtu të rreme, ajo donte të gjente më shumë shembuj të ngjashëm.

Në këtë kohë u njoh me rastin e Shqipërisë, duke përshkruar atë si “thellësisht shqetësues“.

Ajo i tha Exit se rrjeti i faqeve dhe aktivitetit duket të jetë i gjerë dhe i koordinuar mirë:

Ishte e qartë se kishte shumë përpjekje pas tij, ishte mjaft e qartë, dhe ishte e ngjashme me aktivitetin që përshkruat [në pjesën e parë të këtij hetimi].”

Menjëherë, Zheng i raportoi ekipit të saj në Facebook, i cili pasi e pa, vendosi që kishte të ngjarë të ishte sjellje jo e autentike e koordinuar, termi që platforma u jep llojeve të rëndësishme të sjellejeve të rreme:

Për shembull, ajo që ndodhi me Rusinë dhe SHBA në vitin 2016 ishte shembulli themelor i sjelljes së koordinuar jo-autentike. Ata [Facebook] arritën në përfundimin se ishte i njëjti rast, ata thanë [për Shqipërinë] se ishte rast mjaft konfuz, me motive të paqarta, por ata e kishin lidhur me dy persona të lidhur me qeverinë.

Pavarësisht sa e rëndë ishte ajo që gjeti, Zhang nuk qe në gjendje ta ndiqte çështjen më tej.

Për këtë, ajo kërkon falje me bollëk gjatë gjithë intervistës:

Më vjen shumë keq për popullin shqiptar … Unë kisha pak kapital politik dhe autoritet në Facebook dhe është shumë e vështirë të eleminohen sjellje jo-autentike të koordinuara. Unë gjeta raste të tjera në Azerbajxhan dhe vende të tjera dhe vendosa të ndjek atë që mendoja se ishte më e rëndësishme.”

Zhang qëndron e vendosur në vendimin e saj, por e bëri të qartë se Shqipëria është e rëndësishme dhe se ndihet keq që “një punonjëse si unë duhet të vendosë e vetme fatin e një kombi”.

Por çfarë ndikimi mund të ketë kjo veprimtari e koordinuar jo-autentike në një demokraci të brishtë si Shqipëria?

Ndërsa e bëri të qartë se nuk është eksperte se si CIB ndikon në opinionin publik, dhe se ky është mendimi i saj, ajo tha:

Ka dy pasoja të mundshme që mund të ketë aktiviteti i rremë. E para, dhe kjo mendoj unë është ajo që mendojnë shumë njerëz, është se mund të ndryshojë opinionin publik dhe të bindë njerëzit. Kjo mund të ndodhë përmes komenteve – nëse njerëzit shohin shumë njerëz që komentojnë ose argumentojnë, ata mund të binden. Kjo sigurisht që është një mundësi, megjithëse nuk di mjaftueshëm mbi çfarë po ndodh në Shqipëri që të them sa e suksesshme ka qënë.

Mundësia e dytë, tha ajo, është diçka më shqetësuese.

Në vendet që janë të paqëndrueshme, në kombet që drejtohen nga qeveri autoritare dhe që rrezikojnë protesta politike, grusht shteti ose revolucione, prezumimi i popullaritetit mund të bëhet më i fuqishëm se vetë popullariteti.”

Zhang shpjegoi se në regjimet autoritare, njerëzit ndiejnë presion për të lavdëruar sundimtarin e një vendi sepse nëse e bëjnë, shpesh ka pasoja.

Por në të njëjtën kohë, nëse duan që gjërat të ndryshojnë, duhet të jenë në gjendje të gjejnë të tjerë që ndjehen në të njëjtën mënyrë.

Kjo bëhet më e vështirë në një situatë kur në internet, të gjithë e vlerësojnë pozitivisht politikanin, partinë ose figurën në fjalë.

Në vendet që janë autoritare ose përdoret një veprimtari e koordinuar jo autentike, Zhang tha që njerëzit e kanë të vështirë të dinë se sa popullor është diçka ose dikush në të vërtetë:

Njerëzit nuk e dinë nëse njerëzit e tjerë ose shumica e kombit mendojnë si ata dhe e kundërshtojnë qeverinë, apo jo.”

Ajo shtoi se Shqipëria ka qënë dikur një vend komunist dhe e ngjashme me vendet e tjera të Bllokut Lindor.

Njerëzit duhet të jenë familjar me mënyrën se si diktatorët ndienin nevojën për t’u rrethuar nga turma njerëzisht, për të treguar se kishin mbështetje:

Ky aktivitet në mediat sociale është saktësisht i tillë në mendjen time. Ju përpiqeni të tregoni se keni mbështetës, por askush nuk i di se mbështetësit tuaj janë të rremë.

Ajo shton: “Nëse keni vetëm 1000 mbështetës në turmë, nuk ka asnjë mënyrë ta ndryshoni atë fakt ose të pretendoni se është më shumë se 1000, por në mediat sociale, është shumë e lehtë për 1 person të pretendojë se është 1000 mbështetës“.

Sipas saj, kjo mund të ketë një ndikimi dramatik në perceptimin publik të politikanëve.

Por Zhang nuk arriti kurrë në një përfundim të saktë se kush qëndronte prapa aktivitetit në Shqipëri, ose cili ishte qëllimi i tij.

Duke e quajtur atë “shumë konfuz” dhe “jashtëzakonisht shqetësues“, ajo tha se mund të ndodhte thjesht që udhëheqësit politikë të punësonin të njëjtën agjenci marketingu për të kryer aktivitetin e koordinuar jo-autentik, ose ndoshta kjo ishte bërë pa dijeninë e tyre.

Unë do t’i këshilloja njerëzit të mos dilnin në përfundime. Në këtë pikë nuk ka asnjë garanci se Edi Rama ka ndonjë lidhje me aktivitetin. Ndoshta dikush po e bënte për të, pa dijeninë e tij, ai pagoi një agjenci marketingu, mbase një mbështetës po e bën atë pa dijeninë e tij. Unë dua t’ia bëj të qartë këtë popullit shqiptar“, theksoi ajo.

Gjatë gjithë intervistës, Zhang e bën të qartë se ndihet e trishtuar, jo vetëm nga mënyra se si platforma përdoret si armë kundër qytetarëve, por sepse nuk ishte në gjendje të bënte gjë për ta ndaluar.

Pavarësisht se ajo përshkallëzoi situatën dhe Facebook ishte në dijeni, asnjë veprim nuk u ndërmor dhe rrjetet ende mbeten:

Ekziston një citat i imi që është përdorur gjerësisht, se unë ndjehem sikur kam gjak në duar dhe kjo është pikërisht ajo që dua të them. Ajo që gjeta në Shqipëri ishte kaq e rëndë, ndjeva se kisha një farë detyrimi për t’a korrigjuar për popullin shqiptar.

Kur u informua mbi zbulimin e Exit dhe u informua se CIB ishte ende duke vazhduar në profilet e politikanëve shqiptarë, ajo shprehu zhgënjimin e saj:

Do të doja të thoja se jam e befasuar që ende vazhdon, por jam më shumë e zhgënjyer dhe e lodhur sepse sigurisht që vazhdon endedhe Shqipëria ka zgjedhje këtë fundjavë“.

Ajo shton: “Facebook ka patur dijeni për gati dy vjet, dhe kemi arritur në përfundimin se ishte veprimtari jo autentike e koordinuar, e megjithatë dy vjet më vonë ende nuk ka bërë asgjë. Më vjen shumë keq për popullin shqiptar.” exit.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY