Qeveria pagoi direkt në llogaritë bankare të mijëra qytetarëve qe do të votonin më 25 prill plot 40 milionë euro kesh përmes fondeve të rindërtimit, duke shënuar kështu blerjen më të madhe të votave përmes parasë publike.
Qytetarët që përfituan janë në Durrës, Shijak, Kamzë, Vorë, Rrogozhinë, Kavajë, Mirditë, Lezhë dhe në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti, raportoi mcn tv sot më edicionin e lajmeve të pasdites.
“Në datën 22 prill në telefonin e qytetares B.M nga Durrësi mbërriti një mesazh nga banka. Mesazhi shkruante: llogaria juaj u kreditua me 1 mijë dollarë. Dërguesi i parave ishte buxheti i shtetit, më saktë programi i granteve të rindërtimit nga tërmeti. Të nesërmen qytetarja u paraqit në bankë për të tërhequr çekun e dërguar nga qeveria, ndërsa pas dy ditësh shkoi të votojë.
Ky i qytetares BM nuk ishte një rast i izoluar, por një fenomen në shkallë të gjerë. I njëjti mesazh u ka mbërritur mijëra familjeve durrsake, dy deri në tre ditë para zgjedhjeve”, raporton mcn tv.
Por kalimi i parave në llogari nuk është i vetmi moment i përdorimit të vendimarrjes së qeverisë për të joshur votuesit.
Në datën 4 shkurt, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako dhe këshilli bashkiak i këtij qyteti miratuan me urgjencë listën e parë me 806 familje, të cilat do të përfitonin mbi 2 milionë euro transferta kesh nga qeveria si kompensim për dëmet e tërmetit.
Në 14 prill, Bashkia miratoi dhe një tjetër listë akoma më të madhe me 1351 familje të tjera, të cilave në ditët e fundit para zgjedhjeve iu derdhën 4 milionë euro kesh në llogaritë e tyre.
Bashkia e Durrësit ka ndryshuar kategorinë e dëmtimit për qindra familje durrsake, duke i ngjitur nga DS1 në DS2 apo nga DS2 në DS3, çka rrit automatikisht dhe vlerën e parave që ato përfitojnë nga qeveria.
Përmes më shumë se 20 vendimeve të miratuara në periudhën nga 3 shkurti deri në 14 prill, Këshilli i Ministrave, i hapi rrugën ligjore vetes të derdhë miliona euro në prag të zgjedhjeve në llogaritë bankare të familjeve që ishin prekur nga tërmeti i ndodhur një vit e gjysmë më parë.
Fenomeni ka qenë aq masiv sa që mund të jetë operacioni më i madh i ndikimit të votës në shkallë të gjerë i regjistruar ndonjëherë në Shqipëri, raporton mcn tv. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/