Aldo Bumci dhe Dashamir Shehi bëjnë analizën e zgjedhjeve, qeveria apo Basha,...

Aldo Bumci dhe Dashamir Shehi bëjnë analizën e zgjedhjeve, qeveria apo Basha, kush ka faj

726
0
Shares

Aldo Bumçi, megjithëse nuk fitoi mandatin e deputetit i sheh zgjedhjet si një moment kur PD pati një rritje e jashtëzakonshme.

“Morëm 456 000 vota në vitin 2017, ndërsa në këto zgjedhje morëm 622 000. Nuk i kemi marrë ndonjëherë kaq si Parti Demokratike. Kemi dhe një numër rekord fletësh të pavlefshme. Janë 83 000 fletë të pavlefshme, ndërsa në 2013 dhe 2017 kanë qenë 23 000 dhe 30 000 fletë të pavlefshme. Pra, në këto zgjedhje ishin 3-fish më shumë. Fletët ku ka një kryq të madh në të gjithë fletën janë shumë pak. Shumica kanë shenjën e qartë të vullnetit, shenjën e kryqit, te PD-ja dhe forcat e tjera. Në qendër të fletës së pavlefshme është PD-ja. Ka edhe Partia Socialiste kështu fletësh të pavlefshme, por shumë herë më pak”, tha Bumçi në a2 neës gjatë një interviste me gazetaren Alba Alishani.

Më tej, Bumçi shpjegoi arsyet e tjera të humbjes: “U shkatërruan koalicionet, po të ishin siç kanë qenë historikisht, do të kishim dalë 80 me 60. E dyta, fleta e votimit u bë e tillë për të rritur numrin e fletëve të pavlefshme. Nuk u pranua varianti me emrat e kandidatëve. Me këto fletë të pavlefshme, PD-ja e kalon edhe Partinë Socialiste. Nuk e mohon dot njeri këtë. Çfarë ka ndërhyrë? Ajo që raporti i OSBE/ODIHR e thotë shumë qartë: flitet për blerje masive të votës dhe kapje të shtetit”.

Opozita duhet të presë përfundimin e hetimeve për procesin zgjedhor pastaj duhet të analizojë vetveten. Këtë mendim ndau në studion e “Dita jonë” kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, sipas të cilit, së pari duhet të analizohet deformimi i sistemit zgjedhor, deformimi kriminal i votës dhe deformimi teknik i votës. Ai thekson se ligji zgjedhor nuk është përfaqësues për vendin, ku fajtore bën edhe opozitën që e ka firmosur.

Ndërsa Dashamir Shehi, tashmë deputetë në Parlament përmes listës së PD rendit disa arsye për humbjen e opozitës.

“Do të fillojë analiza ku kemi gabuar. Kush i deformon zgjedhjet brenda sistemit zgjedhor? PS ka 48.57% dhe merr 74 mandate. PS-ja ishte e vetme në zgjedhje dhe ka marrë më pak se gjysma e votave dhe më shumë se gjysma e deputetëve. Në total, ka marrë 77 deputetë derivat i një ligji që nuk është përfaqësues për vendin, një ligj i keq që kemi firmosur edhe ne për këtë ligj. Ky nuk është ligj përfaqësues për votën shqiptare. Kemi deformim të sistemit zgjedhor, më pak se 50% e votës derivon mbi 70 deputetë. Kemi deformim kriminal të votës dhe deformim teknik të votës, që janë 80 mijë vota. Do marrim të analizojmë këta faktorë me radhë, ka kohë të mjaftueshme deri në shtator për t’u marrë me këtë punë”.

Për Shehin, vota në këto zgjedhje u ble përmes dy mënyrave, punësimit dhe blerjes klasike mafioze. Por nëse e para mund të kapërdihej, thotë ai, e dyta është e rrezikshme për vendin. Sipas tij, këtu janë bashkë mafia dhe shteti.

“Ka dy lexime, e para është që të mbyllen dhe në fund të hetohen, se po kërkojmë hetimet të dimë nga janë gjithë këto 80 mijë vota të pavlefshme, nga dalin këto deputetë që nuk ua di njeri emrin as te partia e vet me 15 mijë vota, një lloj industrie që blen. Unë kam idenë që i blen votat blerja nëpërmjet punësimit, dreq e shejtan të cilën do ta kapërdija në rrethanat shqiptare një lloj klientelizmi dhe blerja klasike. Dhe kjo e dyta është e rrezikshme, e para është e pamoralshme, e dyta e rrezikshme dhe kompromentuese e sistemit. Zgjedhjet e fundit në Siçili ngjanin me këto të Shqipërisë, por makineria nuk ishte kaq e madhe se kishte një grupim që ishte mafia dhe një shtet që mundohej t’i dilte përpara, kurse këto janë bashkë mafia e shteti”.

Shehi është për idenë e bashkimit të së djathtës, por shprehet se së pari duhen analizuar faktorët negativë që çuan në këtë rezultat dhe pse e djathta nuk arrin të krijojë demokraci të brendshme. Sipas tij, Basha nuk mund të gjykohet pa përfunduar hetimet, pastaj duhet riparë pozicionimi i së djathtës, e cila shton ai, nuk mund të qëndrojë më mbi antikomunizmin, por duhet një qasje e re e saj.

“Ne nuk shohim diçka, ne shohim shumë, kemi kohë deri kur nisë parlamenti, por do të donim që analiza të mbështetej te rezultati real zgjedhor. Nëse përtej kësaj, të dimë kush është rruga për të ndryshuar këtë realitet, por nuk bëhet të nesërmen e zgjedhjes që disa kolegë kanë filluar.  Unë drejt idesë së bashkimit të së djathtës po shkoj, por njëherë duhet qetësuar ambienti politik brenda opozitës shqiptare. Duhet të marrim me radhë faktorët negativë që çuan në këtë rezultat, t’i bëjmë të qartë ndërkombëtarëve që nuk është kjo Shqipëria, se ndryshe nuk është Bjellorusia dhe e treta në një proces politik që pse e djathta nuk është në gjendje të krijojë demokraci të brendshme, në vend të korrentit krijon fraksione. Ne duhet t’i japim këtë lloj frymëmarrje jo vetëm për Kollozin për shumë Kollozë të tjerë intelektualë. Nuk kemi të drejtë të gjykojmë Bashën pa përfunduar hetimet. Ne nuk kemi raport zyrtar të OSBE-së, kemi dy muaj punë të vërtetojmë ç’është vjedhur, pastaj të gjejmë asetet e reja të së djathtës dhe asistuar të djathtës në një pozicion politik. Nuk mund të qëndrojë më mbi antikomunizmin. Duhet një përqasje e re për botën e biznesit dhe intelektualëve”, tha Shehu po në a2neës gjatë emisionit të mëngjesit.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY