Punova pastër dhe drejtë tha Ervin Bushati, kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën. Por në fund të kësaj pune ia ka dalë që të qëndrojë jashtë grupit parlamentar të PS, ndërkohë që në vend të tij ka zënë vend një emër i panjohur për PS dhe strukturat e kësaj partie.
Në një reagim në Facebook, Bushati shkruan se ka punuar fort për objektivin e Partisë Socialiste dhe se kishte përgjegjësinë për të gjithë përfaqësuesit e PS-së që energjia të shkonte për të mirën e madhe: për PS-në.
“Unë si qytetar i Tiranës, i pari i kryesisë së PS Tiranës, punova fort për objektivin e Partisë Socialiste: pastër, drejtë dhe suksesshëm. PS Tiranë mori një numër rekord votash: +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë. Në cilësinë e Kryetarit të PS Tiranë ndieja se kisha përgjegjësinë për të gjithë përfaqësuesit e Partisë Socialiste Tiranë dhe u sigurova që energjia jonë të shkonte për të mirën e madhe: #PS12. Falenderoj mbështetësit e mi për të gjithë energjinë dhe qytetarinë e treguar dhe ndjesë, po perseri për mbështetësit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranës, për pritshmëritë individuale: me e rëndësishme dhe më e bukur është ! Tani na pret një punë edhe më e madhe”, shkruan Bushati
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/