Nishani shpjegon kërkesën për dorëheqje të Bashës: Projekti i Bashës nuk...

Nishani shpjegon kërkesën për dorëheqje të Bashës: Projekti i Bashës nuk e rrëzon Edi Ramën!

236
0
Shares

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka shpjeguar sonte me tej kërkesën e tij për dorëheqjen e kryetarit të PD, Lulzim Basha gjatë një interviste tek Çim Peka live.

“Unë kam qenë mbështetës kryesor i Z. Basha dhe kam pasur besimin e plotë që do të ofrojë kapacitetet e tija që projekti politik që ai i serviri PD-së për të marrë besimin e Partisë Demorkatike do të kishte sukses. Dhe në këtë projekt politik gjithsecili ka një rol të caktuar.

Unë i afrova me gjithë dëshirën time që ky projekt poltik të funksiononte sipas vlerave që unë besova. Vjen një moment që një projekt poltik duhet të konkludojë.

Kur ky projket është i sukseshëm, drejtuesit të këtij projekti i jepet mundësia ta paraqesë në qeverisje.

Po ashtu kultura, modeli europian, nëse ky model dështon, atëherë përgjegjësi kryesor është lideri për këtë dështim merr përsipër pergjegjësinë dhe thotë faleminderit shumë besimi që më dhatë për të marrë përsipër të udhëheq këtë model dështoi, ju kërkoj ndjesë që nuk arrita të realizoj me sukses këtë projekt poltik dhe tërhiqet dhe i hap rrugën një projekti të ri polrik, dhe bëhesh pjesë e atij projekti.

Nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme sa kohë Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë dhe në kapje të institucioneve. Edi Rama nuk u shfaq sot në vitin 2021 si i tillë. Edi Rama është model i pandryshueshëm.  Edi Rama ka që në vitin 2015 që është evidentuar haptas. Dhe që kur mori pushtetin ka bërë të njëjtën gjë në zgjedhje”, tha Nishani.

Ish Presidenti Nishani tha se Basha është përgjegjësi kryesor për dështimin e projektit për të kthyer opozitën në pushtet.

‘Rama nuk ndryshon. Unë nuk po them që e keqja e këtij vendi është Lulzim Basha, por është Edi Rama.

Lulzim Basha është përfaqësuesi i një projekti që sot është i pamundur për të rrëzuar Ramën, i pazoti me këtë model që përfaqëson.

Pra duhet një model i ri për ta mundur Edi Ramën.

Po nesë do çohen në kutitë e votimit 56 përqind e shqoptarëve do ta mundim çdo bandë të Ramës. Ky është dështimi. Dhe ky projekt i Bashës që ka 8 vite që e paraqet, edhe 20 vite të jetë, nuk do i realizojë dot ëndërrat e shqiptarëve.’ a.b

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY