Pavarësisht betejës së brendshme për vota në listën e gjatë të PS në Tiranë, sërish votuesit kanë mbështetur listën e kryetarit Rama në 26 qendra votimi qe janë numëruar deri tani nga 1243 gjithsej.
Kandidatja që ka marrë më shumë vota deri numërimin e fletëve të votimit të 26 QV është Belinda Balluku me 2140 vota, e ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 622 vota dhe Etjen Xhafaj me 149.
Ndërsa e katërta më e votuar në Tiranë është ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me 106 vota.
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, deri më tani ka grumbulluar 75 vota. Ai renditet i 19-ti në listën e PS.
Ndërsa Mimi Kodheli, edhe kjo një figurë e njohur e PS ka marrë vetëm 70 vota.
Dy emrat e parë të listës kanë marrë Luljeta Bozo 89 dhe Najada Çomo 33 vota. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/