Zgjedhjet e 25 prillit kanë shënuar një rekord historik përsa i përket votave të pavlefshme duke nxjerrë në pah vendimarrjen mendjelehtë apo dinake të ligjvënësve por edhe komisionerëve në KQZ.
Gjithsej janë rreth 77 607 vota të pavlefshme në të gjithë vendin, ndërkohë që në zgjedhjet e 2017, numri total i votave të pavlefshme ka arritur në 31 790.
Në Tiranë janë cilësuar si të pavlefshme 14 248 vota, ndërkohë që Qarku i dytë që renditet për vota të pavlefshme është qyteti i Elbasanit me 9775.
Votat e shënuara gabim ose të vendosura si të tilla qëllimisht nga qytetarët janë regjistruar në qarkun e Fierit që ka gjeneruar 9349 vota të pavlefshme.
Vota të pavlefshme në masë kanë dalë dhe në kutitë e Korçës, Durrësit dhe Shkodrës.
Votat e pavlefshme mund të shpjwgojnë rezultate të papritura në të gjithë vendin. Mediat kanë transmetuar video ku komisionerë socialistë shkruan me stilolaps mbi fleta duke i nxjerrë ato të pavlefshme. Ndërkohë ka pasur fushatë të mangët nga KQZ dhe partitë për procedurën w votimit në fletë. Ndërkaq PS transmetoi dy ditë para votimeve një reklame qe corodiste votuesit e partive të tjera.
Votat e pavlefshme në të gjithë vendin:
TIRANË 14 248 vota të pavlefshme
ELBASAN 9 775 vota të pavlefshme
FIER 9 349 vota të pavlefshme
KORÇË 7 375 vota të pavlefshme
DURRËS 6 641 vota të pavlefshme
SHKODËR 6 107 vota të pavlefshme
BERAT 5 273 vota të pavlefshme
LEZHË 4 925 vota të pavlefshme
VLORË 4 730 vota të pavlefshme
DIBËR 4 686 vota të pavlefshme
GJIROKASTËR 2 310 vota të pavlefshme
KUKËS 2 188 vota të pavlefshme a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/