PD bëri thirrje sot qytetarëbe shqiptarë për të votuar. “Qytetarë shqiptarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur. Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë”, deklaroi zëdhënsja e fushatës Floriana Garo.
Deklarata e Garos:
Falenderojmë nga zemra gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot marrin përgjegjësinë për fatin e tyre dhe dalin për të votuar.
Një herë në katër vjet ne kemi mundësinë të vendosim për rrugën që do të ndjekë vendi ynë në 4 vitet e ardhshme.
Qytetarë shqiptarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur.
Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe për demokracinë tonë.
Është koha jonë të dalim dhe të votojmë. Të gjithë e shohim entiziazmin anembanë Shqipërisë.
Dilni dhe votoni – për të ardhmen tuaj, për fëmijët tuaj, për vendin tonë!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/