Mashtrim 1 milionë euro me kompani sigurimi në Zvicër, arrestohet në Tiranë,...

Mashtrim 1 milionë euro me kompani sigurimi në Zvicër, arrestohet në Tiranë, në kërkim e shoqja

168
0
Shares

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa e fundit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Arrestohen në flagrancë nga policia 1 person, shqiptar me banim në Zvicer, si dhe shpallet në kërkim bashkëshortja.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas disa muaj hetimesh bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative si dhe nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për 2 shtetas, të cilët nëpërmjet mashtrimit iu merrnin shuma të konsiderushme parash me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore jashtë vendit ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dërgesa e fundit”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi :

L. M., 51 vjeç, lindur në Kosovë dhe resident në shtetin e Zvicrës. Si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtorja e tij shtetasja R.B.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, duke bërë dokumenta shëndëtsore të falsifikuara iu kanë marrë disa shtetasve vlera të konsiderueshme të cilat kapin vlerën mbi 1 milion euro, me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore kryesisht në Zvicër dyfishin e shumave që u jepnin këtyre personave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumenta të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale si dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ”Mashtrimi”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY