DIVJAKË/ Shefi i policisë i thyen krahun aktivistes së PD

DIVJAKË/ Shefi i policisë i thyen krahun aktivistes së PD

252
0
Shares

Elsa Bita, aktiviste, kandidate dhe mbështetëse e Partisë Demokratike në Divjakë është rrahur për shkak të denoncimeve kundër PS. Fillimisht ajo denoncoi se është dhunuar nga vëllai i kryebashkiakut të qytetit, Fredi Kokoneshi, si dhe nga shefi i Policisë në Divjakë, Altin Shehu.

Sipas denoncimit, shefi i policisë i ka thyer krahun të resë, e cila ndodhet në spital. Ajo thotë se u dhunua pasi filmoi edhe administratën  duke marrë pjesë në disa takime elektorale.

“Isha duke filmuar brenda një lokali, nuk e di kush i njoftoi, ishin 4 vetë. Të tjerët po më shanin. Shefi i komisariatit vetë më qëlloi më tha pse filmon. E mori telefonin, më kapi dhe më foli. Vetëm ai ishte, të tjerëve iu thoshte shoqërojeni në komisariat. Të tjerët nuk po i bindeshin dhe më kapi vetë. Quhet Altin, mbiemrin s’ja di. Ka një muaj më duket që ka ardhur këtu.”-tha Elsa Bita. 

Bita ndodhet në spital dhe pritet që shumë shpejt të bëjë një kallëzim penal për dhunën e ushtruar ndaj saj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY