Kryeministri Edi Rama deklaroi sonte në Open të Eni Vasilit se do të shkarkojë Presidentin Meta nga posti.
Ai tha se Presidenti do të shkarkohet menjëherë pas zgjedhjeve nga Parlamenti i vjetër ku PS ka të gjitha votat e nevojshme.
Deklarata e Ramës erdhi pas polemikave të ashpra mes tij e Presidentit dhe së fundi edhe polemikave mes Metës dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.
Rama komentoi gjatë Metën në emision.
“Është e pakonceptueshme për një vend si Shqipëria, anëtar i NATO-së pret stërvitjen më të madhe të organizuar nga NATO në këtë pjesë të botës. Është vend për BE dhe ka marr dritën jeshile për çeljen e negociatave. Të dëgjosh një të dehur totalisht që fatkeqësisht është presidenti i Shqipërisë, problemi është çfarë Shqipërie duan shqiptarët të nesërmen, një Shqipëri që të kthehet në duart e Metës dhe Berishës dhe të futet në një kurs përplasjesh me botën, apo një Shqipëri që të çlirohet nga Meta dhe Berisha dhe ti japi opozitës një arsye të reflektojë rreth vetvetes dhe për tu zgjuar pas kaq vitesh. Kjo është zgjedhja. Të komentosh një njeri që është komplet jashtë binarëve dhe është fatkeqësi për gjithë ne, sepse Shqipëria është pa president sot, është hedhur nga dritarja dhe ndodhet mes nesh si një agjitator i dhunës dhe ekstremeve që janë të paimagjinueshme dhe të arrihet të flasë si një kalama, si një kastravec, ti thuash ambasadores boll mbrojtje Edi Ramën është një muhabet zhelesh. Është 25 prilli dhe shqiptarët vendosin se me çfarë fytyre duan të përfaqësohen në botë, me çfarë karakteresh duan të përfaqësohen dhe si do jetë ky vend për shumë vite që vjen. Goditja e merituar ndaj Ilir Metës dhe Berishës që janë nën kontroll të gjithçka bën Basha dhe Monika”, u shpreh Kryeministri Rama.
Momenti kur Rama deklaroi shkarkimin:
Ju thatë që 25 prilli ndan këtë epokë nga ajo e Berishës dhe Metës, por ai është Presidenti i Shqipërisë dhe mandati i tij nuk ka mbaruar. Çfarë lidhje ka me zgjedhjet?
Rama: Nuk ka nevojë ti kthehemi rastit kur ne nisëm shkarkimin dhe erdhi një reagim nga Venecia dhe bëmë një hap mbrapa. E para një herë, Meta nuk duhet të bëjë asgjë tjetër përveç asaj që duhet të bëjmë sonte të gjithë mbas orës 12, të gjithë duhet të mbyllin gojën dhe të presin vendimin e sovranit. Kontributi më i mirë dhe më normal që mund të japim është ti japim njerëzve mundësinë të reflektojnë të votojnë dhe të numërohen votat e tyre. Se kuptoj si mund të shkohet në këtë dëlir, në këtë personazh tragjik komik që është presidenti që betohet se do jetë me sfurqe e sëpata. Ne do ta lexojmë votën e shqiptarëve, ka dy skenarë, njëri që Meta që përbetohet se është një burrë që mban fjalën që të japë dorëheqjen sepse rezultati do të flas dhe të largohet vet. Skenari tjetër është që ne të nisim procesin e shkarkimit të Metës, me Parlamentin që është. për arsye të degjenerimit që i ka bërë institucionit të Presidencës. Ka shumë fakte, çdokush që nuk e ka ndjekur këtë proces do të mendojnë se ky është një çështje e spitalit dhe jo e politikës. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/