Polemika të ashpra mes ambasadores Yuri Kim dhe Presidentit Ilir Meta

Polemika të ashpra mes ambasadores Yuri Kim dhe Presidentit Ilir Meta

315
0
Shares

Kjo është një foto e publikuar nga Presidenca pas takimit të djeshëm me Yuri Kim

Ka shpërthyer në mënyrë të paparashikaur një polemikë e ashpër mes Presidentit Ilir Meta dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.

Më poshtë reagimi i Yuri pas disa deklaratave të Metës:

Yuri Kim: Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “Cfurqe” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal

22.10-Ilir Meta (Syri): Ambasadoren e dua shumë, e kam shpirt. E përqafoj ambasadoren amerikane, e puth, por i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njëanshme. Meqë donte të hynte në këtë lojë, le ta bëjmë lojën tama. Kjo zonja më ka marrë në telefon dhe më kërkoi kthimin e Dvoranit në KED. I thashë moj zonjë do respektojmë Komisionin e Venecias. Po ne dimë diçka për ty më tha, kërcënim i hapur, ambasadorja më kërcënoi. Çfarë di ti për mua i thashë moj, ja këtë letër do ta publikoj tani i thashë, edhe pse kisha ndërmned ta publikoja pas mbledhjes së tyre që të mos merrnin vendim të gabuar. Tani po i them të gjithë këto. Le të nxjerrë SHBA-ja çfarë di për mua, nuk e tradhëtoj Kushtetutën.

21.59. Ilir Meta: Ambasadorja e Amerikës nuk më merr dot mua në telefon e të më thotë një ditë para mbledhjes që të thotë mua e të më kërkojë që të pranoj kthimin e Dvoranit në KED. Ajo është këtu për marrëdhënien mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe jo për marrëdhënien mes Serbisë dhe Amerikës. Për Serbinë është tjetër ambasadore. Ajo ka bërë shumë gabim që ka mbështetur Ramën për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit. Le të vijë këtu po deshi bashkë me Ramën, të përballet me mua. Po të kishte reaguar ajo për plagosjen në Kavajë, do ishte parandaluar vrasja në Elbasan. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY