Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

E mbrojti Rama mbrëmë, por në 2016 u kap me 5 milionë paund kokainë në makinë

23/04/2021
E mbrojti Rama mbrëmë, por në 2016 u kap me 5 milionë paund kokainë në makinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Iu gjetën 5 milionë paund kokainë në makinë më Britani në 2016, por kryeministri i Shqipërisë e moti në mbrojtje një natë më oarë në Opinion.

Bëhet fjalë për Mehmet Grecën, i cili i bllkua nga një grup aktivistësh të PD të cilët dyshuan sempo shpërndante para për vota.

Dyshimet që një makinë Benz ML pa targa po blente vota në lagjen 5 Maji në Elbasan të mërkurën, shkaktoi një përplasje me armë midis mbështetësve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që shkatoi një të vdekur dhe katër të plagosur –përfshirë një oficere police.

Brenda makinës pa targa ndodhej shtetasi Mehmet Greca, i cili në një intervistë për televizionin Top Channel deklaroi se është marrë peng nga mbështetësit e PD-së.

“Isha përpara shtëpisë time me makinë dhe ndaluan 5-6 persona, më thirrën dhe ndalova,” tregon Greca, ndërsa shton se i kanë kërkuar të japë shpjegime pse kërkon vota për PS-në.

Pas ndalimit të Grecës, mbështetësit e PD-së kanë lajmëruar policinë. Përveç policisë, në vendngjarje janë mbledhur dhe mbështetës së Partisë Socialiste.

Dinamika e ngjarjes është akoma e paqartë, por ajo që dihet është se ka pasur një shkëmbim zjarri, i cili la të vdekur mjekun dhe politikanin Pjerin Xhuvani, të cilit Greca iu referua në intervistë me nofkën ‘Pipi’.

Policia ka arrestuar Arbër Paplekajn – ish-punonjës i Forcave Speciale për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe 9 mbështetës të PD-së për ndalimin e paligjshëm të Mehmet Grecës, që sipas drejtuesve të PD në Elbasan, i përkisnin një strukture të ngritur për mbrojtjen e votës.

Në kërkim është shpallur edhe shtetasi Klement Xhaferri, një person me precedentë penalë, i denoncuar si mbështetës i Partisë Socialiste në këto zgjedhje.

Xhaferri dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”.

Sipas raportimeve në mediat britanike, edhe Mehmet Greca ka një të shkuar kriminale. Ai është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge, pasi u arrestu në vitin 2016 me 51 kilogramë kokainë dhe 80 mijë paund në cash.

Vlera e kokainës përllogaritej në 5 milionë paund britanikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.