Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

8 vetë vriten në një mjedis të FedEx në SHBA

16/04/2021
8 vetë vriten në një mjedis të FedEx në SHBA
Share on FacebookShare on Whatsapp

8 veta u vranë nga të shtënat me armë në një mjedis të FedEx-it, dhe sulmuesi më pas vrau veten, njoftoi policia e Indianapolisit, raporton Zëri i Amerikës.

Zëdhënësja e policisë, Geane Cook tha se disa të tjerë u plagosën nga të shtënat që ndodhën në një mjedis pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Indianapolisit.

Të paktën katër veta u shtruan në spital, përfshirë një person me plagë të rënda. Dy persona të tjerë u trajtuan në vendin e ngjarjes dhe më pas u dërguan në shtëpi, tha zonja Cook.

Sulmuesi nuk u identifikua menjëherë dhe zonja Cook tha se hetuesit janë duke zhvilluar intervista dhe duke mbledhur informacione.

Kompania FedEx tha në një deklaratë se po bashkëpunon me autoritetet për të mbledhur më shumë informata.

Familjarët u mblodhën në një lokal për të pritur informacione për të afërmit e tyre. Disa thanë se punonjësve nuk u lejohet të kenë telefonat e tyre me vete ndërsa punojnë me turne në objekt, duke e bërë të vështirë kontaktin me ta, njoftoi stacioni televiziv ËTHR.

Ky ishte sulmi i fundit në një varg të sulmesh në Shtetet e Bashkuara muajt e fundit. Tetë vetë mbetën të vrarë në një sallon masazhesh në Atlanta të Xhorxhias; 10 vetë gjetën vdekjen në një dyqan ushqimesh në Boulder të Kolorados; katër vetë, ndër ta një djalë 9-vjeçar, humbën jetën kur një individ i armatosur hapi zjarr në një zyrë të shitjes së pasurive të patundshme në Orinxh të Kalifornisë.

Ky është incidenti i tretë me vrasje të shumëfishta këtë vit në Indianapolis. Pesë persona, përfshirë një grua shtatzënë, u qëlluan dhe u vranë në muajin janar, dhe një burrë u akuzua për vrasjen e tre të rriturve dhe një fëmije para se të rrëmbente vajzën e tij gjatë një grindjeje në një shtëpi në muajin mars.VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

11 ptotestues të opozitës dalin sot para Gjykatës së Tiranës

20/04/2026
VIDEO/Dalin pamjet e burgut fantazmë të Recit në Koplik

‘Revoltë’ në burgun e EMRAT/ Reçit, të burgosurit sulmojnë policët

19/04/2026
Ish-ministri i Financave Malaj: Taksa e sheshtë 9%, e dështuar

Historia e Arben Malajt me Erion Veliajn: Skemë me oligarkë për të rrëmbyer toka

19/04/2026
Dy turistë belgë bllokohen në një zonë të thellë në Lekbibaj, Tropojë

GRAMSH/ Humb jetën pranë Ujëvarës së Sotirës shoqëruesi i turistëve

19/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

11 ptotestues të opozitës dalin sot para Gjykatës së Tiranës

20/04/2026
VIDEO/Dalin pamjet e burgut fantazmë të Recit në Koplik

‘Revoltë’ në burgun e EMRAT/ Reçit, të burgosurit sulmojnë policët

19/04/2026
Ish-ministri i Financave Malaj: Taksa e sheshtë 9%, e dështuar

Historia e Arben Malajt me Erion Veliajn: Skemë me oligarkë për të rrëmbyer toka

19/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.