Merkel: BE gjendet në situatë kritike

Merkel: BE gjendet në situatë kritike

56
0
Shares

Liderët e Bashkimit Evropian po takohen në Bratisllavë, të Sllovakisë, për ta përcaktuar vizionin e ri për të ardhmen e këtij blloku, që është përfshirë nga kriza.
Zyrtarët më të lartë të 27 vendeve anëtare të BE-së, janë mbledhur në Bratisllavë pa përfaqësuesit e Britanisë, për të përpiluar planin, i cili do të miratohej në samitin e ardhshëm në mars të vitit 2017, që përputhet me 60-vjetorin e marrëveshjes së Romës për themelim.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke folur para gazetarëve tha se BE-ja është në “situatë kritike”.
Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë, që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së BE-së, tha se liderët “të gjithë dëshirojnë të shohin unitet”, por ka tërhequr vërejtjen se kjo nuk do të jetë punë e lehtë.
Liderët e Bashkimit Evropian mbeten thellësisht të përçarë, lidhur me krizën më të madhe prej Luftës së Dytë Botërore, atë të emigrantëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY