Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Të votojmë dhe ta mbrojmë votën”, kandidatët e listës së Vlorës në Konispol

09/04/2021
“Të votojmë dhe ta mbrojmë votën”, kandidatët e listës së Vlorës në Konispol
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Konispol, në skajin jugor të vendit, ku megjithë pasuritë natyrore të zonës, harresa e qeverisë ka ndikuar në shpopullimin dhe varfërimin e familjeve.

Bujar Leskaj, drejtuesi politik i qarkut për Partinë Demokratike, ka zhvilluar një takim me banorë të Konispolit dhe fshatrave përreth, i shoqëruar edhe nga dy kandidatët për deputet Ina Zhupa dhe Jolio Dine.

Për Drejtuesin politik, gjithçka ka bërë qeveria në pushtet është rrënimi i ekonomisë dhe humbja e cdo shprese.

“Më 25 prill e gjithë Shqipëria është në një udhëkryq që do të ndahet me të keqen. Është në një udhëkryq ku e ka çuar Rama dhe sekti i tij, pasi në 2013-ën e gjeti Shqipërinë me 2.9 milionë banorë dhe sot janë 2.4 milionë banorë, janë 500 mijë shqiptarë më pak. Borxhi publik ishte 6 miliardë euro, sot është 13 miliardë Euro. Në 2013-ën e gjeti Shqipërinë me 200 milionë euro koncesione, sot janë 2 miliardë euro koncesione. E gjeti Shqipërinë me 670 km superstrada, sot është po ai numër, 670, por një nga këto është bërë kalim me pagesë dhe ka ne projekt të bërë edhe 4 të tjera. E gjeti Shqipërinë ku investohej 2.6% e PPB-së për arsimin, sot është 2.4. këto janë tregues shumë domethënës që tregojnë dështimin e kësaj qeverisje, dështimin e këtij sekti dhe kryetarit të sektit. Ky njeri ka manipuluar opinionin në këto 8 vite”, tha Bujar Leskaj.

Kandidatja Ina Zhupa është ndalur në çështjen e subvencioneve për fermerët duke paralelizuar qeveritë.

“Na bashkon ideali për ndryshim, që i shërben jetës së çdo banori të Sarandës, të të gjithë qarkut Vloë. Nuk do të lodhemi së shpjeguari planet e PD, sidomos për bujqësinë në këtë zonë. Qeveria ka dhënë zero lek subvencione të shtetit për fermerët. 1.9 miliardë lek ka dhënë qeveria e kaluar e PD-së për feremerët. 100 milionë euro ka marrë angazhim kryetari Basha për subvencione për fermerët, që të subvensionojë për çdo rrënjë që ju mbillni. Dhe jo vetëm ata që kanë mbi kaq hektarë, ata që bëjnë një mal me dokumenta, ata që kanë miqtë e duhur për të marrë lekët për t’i ndarë me atë që ia jep. Kjo merr fund më 25 prill”, tha Ina Zhupa.

Kandidati Jolio Dine, pas falenderimit për pjesëmarrjen ka hedhur akuza se pushteti po përdor resurset e Konispolit në shërbim të disa personave duke harruar dhe lënë në mëshirë banorët.

“Në këto 8 vjet Bashkia e Konispolit e ka humbur lulëzimin e dikurshëm të saj dhe është kthyer në në Bashki që është bërë lehtë e përdorshme nga ata që mund ta quajnë veten agallarë, sulltanë të drejtimit të drejtimit të kësaj bashkie dhe të përdorin resurset më të mira ekonomike, bujqësore, natyrore në favor të përsonave në pushtet, oligarkëve të ndryshëm që e përdorin për të marrë tokat. Jeni ju banorët e thjeshtë, profesorët ata që meritojnë vëmendjen e veçantë “, tha Jolio Dine.

Ilir Kondi, drejtues politik i kësaj KZAZ-je shprehu mirënjohje për bashkimin e të gjithë banorëve të Konispolit për të votuar Partinë Demokratike më 25 prill.

“Të kërkojmë dhe të mbrojmë votën me krenarinë labe, të kërkojmë dhe të mbrojmë votën me mënçurinë çame, të kërkojmë dhe të mbrojmë votën me korrektesën ortodokse”, tha Ilir Kondi. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.