Parlamenti i Kosovës zgjodhi sot Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin duke tejkaluar një ngërç të fortë që mund ta shpinte Kosovën në zgjedhje të reja.
Vjosa Osmani është tashmë Presidente e vendit për një mandat pesëvjeçar e zgjeshur nga votat e VV, partisë së saj të vjetër LDK dhë komuniteteve pakicë në Kosovë.
Në raunden e tretë morën pjesë në votim 82 deputetë, ndërsa votuan për Vjosa Osmanin 71 deputetë, nga 61 që janë të domosdoshëm për zgjedhjen e Presidentit. m.k





