Gjekmarkaj, debat me Topallin dhe Patozin: Ju po bëni shërbim të pastër...

Gjekmarkaj, debat me Topallin dhe Patozin: Ju po bëni shërbim të pastër ndaj qeverisë

165
0
Shares

Kandidati i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në Neës24 ka bërë debat me  drejtuesen e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topallin.

Gjekmarkaj i ka thënë se është e paarsyeshme që Topalli që ka qenë me PD dhe ka bërë vota për atë parti, tani në vend të sulmojë Ramën po merret me PD. Sipas tij, sulmet e Topallit apo qoftë edhe të Patozit nuk dëmtojnë as PD e as Bashën pasi nuk kanë peshë elektorale. Për Gjekmarkajn Topalli dhe Patozi po i bëjnë një shërbim të pastër qeverisë.

AGRON GJEKMARKAJ: Shpresoja, ose mendoja që me znj. Topalli dhe Patozi të ishim duke folur kundër qeverisë e Ramës, debati filloi me një sulm ndaj PD që zonja ka qenë anëtare, kryetare e kuvendit, ka kërkuar vota, tani që nuk kërkon vota për partinë, kërkon për partinë.

Kam qenë kundër, me pozicionin, paradoksale që zonja ka bërë parti dhe është e drejta, kurse unë jam kandidat në Lezhë. Jo paradoksale se e meritoj apo jo unë, por për kritikat ndaj lidershipit

Shërbim i pastër ndaj qeverisë. Mënyra si menaxhohet fushata, znj.Topalli preferon të sulmojë PD. PD nuk është Basha, Berisha, Topalli, Gjekmarkaj e Patozi. Partitë edhe gabojnë, edhe përmirësojnë. Partitë janë institucion, PD është institucion politik dhe etik. Ikja ep ersonave me të drejtë dhe pa të drejtë nuk irrëzon, ato mbeten. Ato përmirësohen.

Me duket e paarsyeshme që përballë Ramës të sulmosh PD. E kam thënë edhe të tjera që më duket mua shërbim ndaj qeverisjë. Sepse nuk dëmtohet PD, as Basha. Të gjithë e dinë të djathtët, ata që shpresojnë se rrëzimi i Ramës mund të ndodhë. Nuk e bën dot me gjithë çfarë kanë bërë Topalli e Patozi. Janë individë të respektuar, por pa forcë elektorale. S’do merrni 71 mandate për të bërë qeverinë. Akuzohet sigurisht që Basha ka bërë gabime, është shenjë e mirë, e ka ftuar dhe Topallin të jetë pjesë e PD. Patozi krijoi partinë. Akuzohet kryetari i partisë se ka uzurpuar partisë.

Këta kanë bërë 6 parti, dhe janë bërë gjithë kryetarë, të bënin 1 parti. Imagjino po të hiqnin Bashën, të bëhej Jozefina, a do e pranonte

JOZEFINA TOPALLI: Kandidati i Bashës po shfaqet si analist. Pavërtetësi në opinionin publik. Analistat ose opinionistat, siç janë në botë por rrallë në Shqipëri duhet të jenë të pavarur, mos vuajnë nga problemet e liderit.

Po ndodh fenomen interesant. Më vjen mirë që e kam përballë. Në të gjitha strukturat, se këta janë kandidatë të Bashës. Janë asgjësuar, janë rikthyer emrat që janë hequr, dhe është

Në këtë aspekt kanë një detyrë, armiku i tyre është Jozefina Topalli. Dhe kanë të njëjtin fjalor. Unë kam kënaqësinë ta kem përballë si kandidat. Nuk ishte më parë i sinqertë. Përdorimi i karriges së analistit, siç kanë probleme forcat politike, edhe liderat. Por Agron i dashur, nuk më bën përshtypje çfarë thotë një njeri që s’ka asnjë kontribut në PD. Që ka tradhëtuar çdo kauzë. Dhe të më thuash mua që nuk sulmoj, je me 8 vite vonesë. Kur unë flisja, ju nuk flisnit pë gjërat e rënda.

AGRON GJEKMARKAJ: Kam folur më shumë se ju znj. Jozefina. Respekti personal nuk më lejon ët kaloj etikën, por nuk e pengon të them disa të vërteta. Bëtë një kështu. Duhet të jap një pëgjgije. Analiza juaj ndaj personi tim, është kurajo e tepërt. Ta mendoni si të doni. Përtej faktit që keni qenë kryetare e parlamentit, e miertuar apo jo, nuk besoj se keni ndonjë staturë të madhe që ju të bëni të tilla kirurgji. balkanweb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY