Basha flet për librin, e shkroi në 3 muaj

Basha flet për librin, e shkroi në 3 muaj

52
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ku ka shpjeguar se kur shkroi librin e tij ‘’Misioni im’’.

Basha thotë se libri është produkt i 2-3 muajve të parë të pandemisë, ndërsa në muajt e verës iu rikthye sërish e më pas u përgatit botimi. Basha thekson se për librin ka folur me disa miq, jo direkt, teksa në fillim ishte i pasigurt për ta shkruar.

Pjesë nga biseda:

Pyetja: Pra, e keni shkruar në kohën e izolimit ndoshta, gjatë pandemisë?

Lulzim Basha: Le të themi pjesa më e madhe është konceptuar gjatë kohës të muajve të parë të pandemisë. Muajt e verës më kanë dhënë një mundësi t’i rikthehem dhe pastaj është bërë gati për botim.

Pyetja: Pra ka qenë me faza të ndërprera, por në total sa ka qenë puna përfundimtare?

Lulzim Basha: Do të thoja që thelbi, esenca e asaj që kanë sot në duar lexuesit e librit është produkt i dy tre muajve të parë të pandemisë.

Pyetja: A është dikush me të cilin ju jeni konsultuar për të nisur këtë libër? Paçka idesë që keni patur, me kë jeni konsultuar?

Lulzim Basha: Padiskutim kam folur me disa miq, jo direkt, se me thënë të drejtën nuk isha i bindur në fillim që ishte diçka që do të mund ta çoja deri në fund për shkak të presion që kisha edhe gjatë kohës së pandemisë. Ka qenë një kohë me angazhime të shumta politike, ju e mbani mend, pavarësisht se vendi u mbyll për dy muaj, sfidat ishin të mëdha, edhe detyrat e mia si kryetar i opozitës ishin të përditshme, të përdorshme do të thoja. Kështu që ndërkohë që flisja me disa miq, një rreth të ngushtë miqsh, doja në radhë të parë të isha i sigurt që ajo që do të dilte do të ishte jo thjesht një rrëfim por diçka më shumë, një thirrje, një mision ndaj shqiptarëve për të bërë të mundur kapërcimin e dëshpërimit që u shumëfishua në ato muaj. Të plogështisë, te mungesës së besimit dhe të dyshimtë në të cilin është parë dhe po shihet politika. Dhe hapjen e një dritareje për ta parë politikën ndryshe ashtu siç në fakt ajo është themeluar si institucion që me nisjen e civilizimit si një instrument për të përmirësuar jetën e njerëzve. Jo si një shfaqje e madhe që okupon çdo hapësirë publike, që ndrydh apo trysnin mendjet e njerëzve, sidomos tani në kohën e masmedias dhe medias sociale. Por si një instrument që lehtëson jetët e njerëzve, lehtëson ekonominë dhe përpiqet ta përmirësojë sa më shumë jetën e individit.

INTERVISTA E PLOTË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA DHËNË PËR EMISONIN “KJO JAVË” ME GAZETARËN NISIDA TUFA NË NEWS 24

Pyetja: Përshëndetje për të gjithë, shikues të emisionit “Kjo Javë”! Do ta nisim bashkë emisionin në pjesën e parë me një intervistë me kryetarin e Partisë Demokratike zotin Lulzim Basha dhe do të fokusohemi në një bisedë tek libri i tij. “Misioni im” quhet libri i botuar së fundmi nga zoti Basha, një libër që flet jo vetëm për politikën por edhe nga ana personale , ana private me misionin që ka zoti Basha, e mirëpres në këtë intervistë me mua në emisionin “Kjo Javë”. Zoti Basha përshëndetje, faleminderit që pranuat ftesën!

Lulzim Basha: Përshëndetje dhe shumë faleminderit Nisida! Është kënaqësi të ndodhemi në këtë intervistë së bashku!

Pyetja: Kënaqësi edhe për mua! Zoti Basha një libër që vjen surprizë, sepse jo të gjithë ishin në dijeni se në prag të zgjedhjeve të 25 prillit do të vinte ky libër nga ju. “Misioni im” një mision që për politikën, nga ana politike që nisi në vitin 2004, por që besoj më herët për ju. Si lindi ideja për ta shkruar këtë libër?

Lulzim Basha: Unë kam qenë gjithmonë i apasionuar pas letërsisë dhe me thënë të drejtën, në moshë farë të re, duke u frymëzuar edhe nga prania e shkrimtarëve në rrethin e ngushtë familjarë, për një kohë i thoja vetës në atë kohë kur je fëmijë faktikisht, që do bëhem shkrimtarë. Sepse më pëlqente të lexoja, më pëlqente shumë letërsia. Por me thënë të vërtetën, realiteti i jetës politikë është i tillë, ritmi i ditës, i javës, i muajit i vitit është i tillë saqë të mendosh të hedhësh mendimet në një libër më ka shkuar disa herë, më ka përshkruar disa herë mendjen, por nuk kam patur kohën, nuk kam gjetur kohën dhe qetë2sinë e nevojshme për të reflektuar, për të patur atë reflektim të brendshëm. Kështu që në një farë mënyre ishte një e keqe që na ndodhi të gjithëve që më dha mundësinë t’i kthehesha kësaj ideje me shpresën dhe me synimin për të hedhur mbi letër një dimension që në komunikimi i përditshëm politik ta mohon. Vet zhurma e politikës në veçanti, antagonizmi, konflikti i vazhdueshëm politik, rrjedha e pandalshme e ngjarjeve ta pamundëson një përmasë reflektimi të thellë që libri faktikisht e bënë të mundur dhe duke përfituar siç e thashë nga një periudhë për fat të keq jo e mirë për ne, siç ishte periudha e pandemisë. Por që në një farë kohe, në veçanti në muajt e parë të karantinës la hapësirë për një reflektim më të thellë se e përditshmja, e përjavshmja apo e përmuajshmja, vendosa të nis këtë projekt që për fat të mirë ka përfunduar dhe sot është në duart e botuesit.

Pyetja: Pra, e keni shkruar në kohën e izolimit ndoshta, gjatë pandemisë?

Lulzim Basha: Le të themi pjesa më e madhe është konceptuar gjatë kohës të muajve të parë të pandemisë. Muajt e verës më kanë dhënë një mundësi t’i rikthehem dhe pastaj është bërë gati për botim.

Pyetja: Pra ka qenë me faza të ndërprera, por në total sa ka qenë puna përfundimtare?

Lulzim Basha: Do të thoja që thelbi, esenca e asaj që kanë sot në duar lexuesit e librit është produkt i dy tre muajve të parë të pandemisë.

Pyetja: A është dikush me të cilin ju jeni konsultuar për të nisur këtë libër? Paçka idesë që keni patur, me kë jeni konsultuar?

Lulzim Basha: Padiskutim kam folur me disa miq, jo direkt, se me thënë të drejtën nuk isha i bindur në fillim që ishte diçka që do të mund ta çoja deri në fund për shkak të presion që kisha edhe gjatë kohës së pandemisë. Ka qenë një kohë me angazhime të shumta politike, ju e mbani mend, pavarësisht se vendi u mbyll për dy muaj, sfidat ishin të mëdha, edhe detyrat e mia si kryetar i opozitës ishin të përditshme, të përdorshme do të thoja. Kështu që ndërkohë që flisja me disa miq, një rreth të ngushtë miqsh, doja në radhë të parë të isha i sigurt që ajo që do të dilte do të ishte jo thjesht një rrëfim por diçka më shumë, një thirrje, një mision ndaj shqiptarëve për të bërë të mundur kapërcimin e dëshpërimit që u shumëfishua në ato muaj. Të plogështisë, te mungesës së besimit dhe të dyshimtë në të cilin është parë dhe po shihet politika. Dhe hapjen e një dritareje për ta parë politikën ndryshe ashtu siç në fakt ajo është themeluar si institucion që me nisjen e civilizimit si një instrument për të përmirësuar jetën e njerëzve. Jo si një shfaqje e madhe që okupon çdo hapësirë publike, që ndrydh apo trysnin mendjet e njerëzve, sidomos tani në kohën e masmedias dhe medias sociale. Por si një instrument që lehtëson jetët e njerëzve, lehtëson ekonominë dhe përpiqet ta përmirësojë sa më shumë jetën e individit.

Pyetja: Pasi i dhatë dorën e fundit…pёr atё qё flitet nё libër dhe pyetje tё tjera. Kush e mori kopjen tuaj tё parё tё librit? Kujt ia besuat qё ta lexonte e tё jepte impresionin e parё?

Lulzim Basha: Shikoni kopjen e botuar tё librit. Ma sollën sapo ishte botuar nё fakt, sapo isha kthyer nga njё aktivitet politik. Tё jem i sinqertë prisja tё ishe botuar pak mё parё por vet e kisha fajin sepse deri nё çastin e fundit e kisha mendjen tё merresha me disa detaje dhe kjo ndoshta edhe e vonoi pak nxjerrjen e kopjes sё parё apo botimit tё parё tё librit. Kёshtu qё nё njëfarë mënyre kam qenё unё qё kam marrё kopjen e parё, mё ka ardhur nga botuesja, nga Flutura Açka dhe mё dha nё momentin e parё njё ndjesi shumë tё çuditshme sepse me thёnё tё drejtën ndonëse kisha muaj e dija qё do tё ishte ky produkt. Momenti i parё kur ke nё dorë njё libër si njё adhurues.

Pyetja: Ёshtё njё ndjesi ndryshe?

Lulzim Basha: Njё adhurues i letërsisë papritur ke nё duar njё libër ndonëse nuk ёshtё letërsia e mirëfilltë.

Pyetje: Ёshtё njё letër e hapur drejtuar publikut?

Lulzim Basha: Ishte njё ndjesi e veçantë dhe pas kësaj u sigurova qё disa nga miqtë menjëherë tё kishin njё kopje dhe prisja sigurisht dhe reagimet e tyre

Pyetja: Nё libër përshkruhen shumë shpesh bisedat me bashkëshorten tuaj znj. Aurela, a e lexoi ajo qё nё momentin kur arriti tё botohej?

Lulzim Basha: Patjetër qё po. Edhe pёr faktin qё ajo vet ёshtё, vjen edhe nga fusha e gjuhë –letërsisë e letërsisë anglo-amerikane dhe nga fusha e shkencave politike, kёshtu qё ishte  jo thjesht e natyrshme  por e pamundur qё tё ishte ndër tё parët qё e pa dhe ishte pjesë le tё themi e procesit qё çoi deri nё botimin e librit

Pyetje: Do tё vazhdoni zoti Basha, brenda mundësive si do tё jenë mundësitë pёr tё shkruar, si ishe si eksperiencë apo

Lulzim Basha: Shiko nuk ishte qёllim nё vetvete, do ta them fare qartë dhe misioni qё unё kam marrё përsipër pёr tё, pёr tё bёrё tё mundur ndryshimin e vendit pёr tё rikthyer shpresën se ky vend mund tё bёhet pёr tё bёrё bashkё me gjithё shqiptarët tё mundur qё tё ndërtojmë këtu njё jetë mё tё mirё pёr veten tonё pёr familjet tona, pёr fëmijët tanё. Ky ёshtё misioni i vërtet, kjo ёshtё pesha qё ndjej mbi supe. Shpresoj qё libri tё jetë njё dritare pёrmes sё cilës qytetarët qё do ta marrin nё dorë ta kuptojnë se mënyra se si unё e kam parё politikën prej ditës sё parё tё angazhimit nё tё nuk ka qenё ajo qё rëndon ndoshta pritet apo perceptohet nga njerëzit nuk ka qenё si njё profesion si njё thirrje si njё diçka qё , si njё detyrë qё merret qё nga ora 9 e mëngjesit deri nё orën 5 tё darkës dhe kaq. Por si njё mision si njё mision i cili tё pushton tё gjithё qenien tënde qё bёhet pjesë e pandashme e ekzistencës qё tё motivon, tё bën tё fort nё momente tё vështira tё bësh tё pranosh sakrifica tё mëdha personale dhe familjare , pёr njё besim, besim s’di si ta them ndryshe shumë mё tё madh pёr besimin se po i shërben diçkaje qё ёshtё shumë mё e madhe se vetvetja apo familja e ngushtë biologjike apo qoftë dhe rrethi i ngushtë familjar, shoqëror apo dhe thjesht grupi politik apo Partia Demokratike, shtëpia ime politike ёshtё njё mision qё i shërben kombit qё i shërben tё sotmes dhe tё sё nesërmes dhe kёtё kuptim jam përpjekur tё, ta konceptoj kёtё libër si njё letër tё hapur ndaj shqiptarëve ku kёtё kurajo, kёtё forcë qё mё jep ky besim tek vendi ynë dhe tek njerëzit tanё ta ndajmë me sa mё shumë shqiptarë e nё veçanti nё këto kohë kur besoj çdokush ka nevojë pёr pak mё shumë shpresë, pёr pak mё shumë pozitivistet dhe njё përqasje pak mё njerëzore edhe ndaj politikës edhe ndaj asaj qё politika e mirё mund tё arrij pёr njerëzit dhe do ta arrij pёr njerëzit.

Pyetje: E pra ёshtё diçka qё edhe mund tё vijoj pёr momentin. Keni marrё impresionet e para apo qoftë dhe kritikat z. Basha?

Lulzim Basha: Kam marrё, kam marrё shumë mesazhe dhe iu jam shumë mirënjohës, shumë prej miqve, dashamirësve dhe qytetarëve disa prej tyre ndoshta dhe si kam takuar por mё kanё shkruajtur si nё numrin tim tё celularit ashtu edhe nё rrjetet sociale dhe e marr me shumë mirënjohje kёtё reagim sepse do të thotë që ka patur një interesim të madh ndaj librit. Ajo që dua të them është se çdo libër ka nevojë për shikim, rishikim dhe përmirësim ndërsa ky libër  në vetvete duke qenë që siç e thatë dhe ju vjen në një moment të veçantë, në një moment një zgjedhjeje të madhe që shqiptarët duhet të bëjnë me 25 prill është padyshim vetëm hapi i parë drejt asaj që unë kam marrë përsipër dhe synon që është një qasje e re ndaj politikës, një qeverisje me fytyrë njerëzore, një kthim të normalitetit duke filluar tek institucionet e vendit dhe një parakusht për suksesin e shoqërisë, për suksesin e kombit, për ringjalljen e ekonomisë, për zgjimin kombëtar të ekonomisë që është akses i barabartë në institucione dhe barazia para ligjit e gjithë qytetarëve që janë edhe disa prej motivet që përshkojnë librin dhe besimin tim në  një politikë ndryshe, në një politikë me fytyrë njerëzore, një politikë të pozitivitetin dhe që orientohet nga arritja e objektivave dhe  jo nga spektakli dhe jo  nga shfaqja, jo nga gjuha e tepërt dhe e rëndë që ka pushtuar dhe pushton sot çdo hapësire publike dhe private të shqiptarit

Pyetja: Unë do të doja të ndanim bashkë përgjatë kësaj bisede disa mesazhe dhe  mendime që janë  dhënë në libër për të gjithë ata që na ndjekin por edhe për ata që e kanë librin. Libri nis me një përshkrim në vitin 84 me biseda sekrete familjare që zhvilloheshin fshehurazi. Ju aty përmendni dajën tuaj dhe jo vetëm dhe që në moshën 10 vjeçare ju dëgjonit Zërin e  Amerikës. Për çfarë bisedash sekretë bëhej fjalë zoti Basha?

Lulzim Basha: Bëhej fjalë për biseda  në të cilat shprehej pakënaqësia ndaj gjendjes, regjimit. Vendi ishte i izoluar, varfëria ishte mbizotëruese, kishin filluar atom që quheshin ato që quheshin tollonat. Pra familjet edhe në qendër të Tiranës nuk ishin në gjendje të siguronin ushqimet bazë, kishte një klimë terrori, represioni psikologjik që ndihej kudo. Natyrisht unë isha në një moshë shumë të re, të vogël për të kuptuar dimensionin e thellë të pakënaqësisë që ndihej kudo. Por në të njëjtën kohë isha mjaftueshëm i vetëdijshëm për të kuptuar se bëhej fjalë për dy gjëra të ndryshme. Një realitet të vërtetë të cilin  e mishëronin këto biseda dhe një realitet fals, një falsitet që na ushqehej nga mëngjesi deri në darkë në ambientet fjala bie në shkollë apo në ambientet e tjera shoqërore përmes propagandës atyre katër orëve të famshme të programit televiziv që kishte atëherë e vetmja media në Shqipëri e kështu me radhë.

Pyetja:  Çfarë kujtoni se ju thoshte daja juaj apo edhe njerëzit, familjarët?

Lulzim Basha: Shiko, njerëzit ruheshin. Në veçanti ruheshin me fëmijët sepse fëmijët mund t’i shpëtonte goja dhe mund ta pësonte i afërmi. Por i kam veçuar bisedat me dajën sepse tregonte një  besim në kufijtë e pakujdesisë në raport me mua. Nuk ishte diçka që e bënte me këdo dhe prandaj e kam veçuar edhe atë episod të dëgjimit të Zërit të Amerikës sepse sado që kthehem në kohë ky është momenti i parë kur kujtoj atë interesat  e grishje e asaj që qartësisht ishte interesi politik dhe që sigurisht me vonë mori forma të ndryshme deri në angazhimet e mia direktë në Lëvizjen e Dhjetorit bashkë me disa shokë të tjerë të gjimnazit “Sami Frashëri” dhe pastaj episodet e tjera të jetës time deri më sot

Pyetja: Zoti Basha ju thoni se gjithmonë ju ka shoqëruar politika e orientuar djathtas, fjala e  lirë, dashuria për  atdheun, por edhe besimi në Zot.

Lulzim Basha: Padiskutim që besoj, kjo është diçka për të cilën, ndonëse është pjesë e sferës private, jetës private, unë se kam mbajtur ndonjëherë sekretë. Unë besoj fortë se në shoqëri ka nevojë të forcojë dhe ruajë disa shtylla kryesore për të përparuar, e para dhe kryesorja është familja, familja si streha dhe si garancia për një individ të shëndoshë, e kam fjalën jo vetëm për shëndetin fizik, por edhe për shëndetin mendor, shëndetin etik, moral të individit. Nuk ka në bindjen time një garanci më të fortë se sa familja, që një individ të ndihet i plotësuar dhe i motivuar, për të dhënë maksimumin. Së dyti, liria si dikush që është rritur 16 vitet e para të jetës në diktaturë, e them me bindjen më të thellë se nuk ka pasuri më të madhe, për një qytetarë, për një individ, për një të ri, për një prind dhe për familjen si qeliza bazë  e kombit sesa liria, liria si mundësi, për të shfrytëzuar talentin tënd, liria për tu shprehur, liria për t’u angazhuar, për të arritur, për t’u angazhuar, për të ecur përpara. Dhe së treti besimi në Zot. Këto tre elemente, kjo e treta natyrisht sjell një forcë të brendshme, sjell po kështu edhe kufijtë etikë dhe moral të sjelljes. Këto të treja së bashku janë rregullatorët e një shoqërie, rregullatorët e një kombi,  në respekt të  këtyre të trejave dhe në funksion të këtyre të trejave, në shërbim të këtyre tre lirive, që një qeveri e përgjegjshme duhet të veprojë, për të kryer pastaj detyrat e saj të shumta që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë, zbatimin e ligjit, garantimin e shëndetit, të arsimit dhe mbi të gjitha garantimin e zhvillimit ekonomik, prosperitetit ekonomik për gjithë shoqërinë.

Pyetja: Ju thoni se do të ktheni besimin e shqiptarëve tek politika. Një politik që është jo e bukura, e zhurmshme që kemi tani, që ka shumë protagonizëm dhe që po i bezdis njerëzit. Pra ju zotoheni se do të bëni të kundërtën e saj zoti Basha. Por sa do ta arrini këtë? Sepse politika e ka përfshirë shumë individin. Ne në të vërtet kemi një politikë shumë të zhurmshme dhe do s’do jetojmë me të. Nëse ju do të jeni kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, sa pak protagonist do të jeni?

Lulzim Basha: Protagonizmi nuk ka nevojë të jetë publik, nuk ka nevojë të jetë teatralë, nuk ka nevojë të jetë një shfaqje e përditshme, e lodhshme. Nuk ka nevojë kryeministri të jetë edhe aktori edhe inxhinieri edhe kryemjeku, përkundrazi politika duhet të veprojë në mënyrë të tillë që mos e bezdisë as shoqërinë, as individin, por të kryejë detyrat e veta të cilat janë detyra serioze. Politika është një mision seriozë dhe nuk mund të kthehet në një spektakël, nuk mund të kthehet në një shfaqje, për këtë duhet arti, duhet kultura, duhet sporti, ato duhet të mbështeten fuqimisht nga politika, nga qeveria dhe ky është një nga zotimet të cilat unë kam përsëritur edhe në librin që ju keni në dorë, por edhe në programin politikë dhe në planin tonë të qeverisjes për nesër. Pra ajo që besoj është që ne duhet ti largohemi politikës si një instrument që dominon të përditshmen e shqiptarëve me zhurmë të madhe me tam tame, me antagonizëm, me konfliktualitet shpeshherë të nxitur në mënyrë artificiale, ndaj të cilit nuk mund të them që skam rënë dhe unë pre shpeshherë, sepse antagonizmi politik pra përballja e palëve nganjëherë të detyrojnë të përgjigjesh dhe jam i vetëdijshëm që në këtë përballje shpeshherë je  i detyruar të bësh pjesë i këtij konfliktualiteti. Pyetja është a zgjidh ky konfliktualitet, apo i rëndon problemet e qytetarëve? Unë jam me profesion jurist, pra nuk e konsideroj politikën profesion. Më karakterizon nacionaliteti dhe dëshira për të zgjidhur një problem. Për të zgjidhur problemet e shumta që ka shoqëria. Ndërsa politikën e konsideroj mision dhe duke e konsideruar si të tillë besoj se aktualisht zë një vend tepër të madh në jetën e shqiptarëve dhe zgjidh shumë pak probleme madje do të thoja shkakton probleme të tepërta në vend që të zgjidhi ato ekzistueset dhe në këtë kuptim një nga zotimet e mia kryesore është një qeverisje racionale, një qeverisje jo e zhurmshme, jo me një omniprezencë të të parit të qeverisë nga mëngjesi deri në darkë për të zëvendësuar gjithçka tjetër, apo për të bërë për të harruar gjithçka tjetër përfshi këtu edhe mangësitë e qeverisjes apo dështimet e qeverisjes. Ky është një nga zotimet e mia kryesore dhe është në përputhje të plotë me besimin tim, me formimin tim dhe me provojnë time se si funksionon politika e mirë në Europë, ajo i zgjidh çështjet pa teatër, pa zhurmë, por duke marrë masa efektive që prekin dhe zgjidhin jetën dhe problemet e përditshme të çdo shqiptari.

Pyetja: Nga politika që keni parë apo keni jetuar gjithë këto vite dhe ju vetë e përshkruani shumë të zhurmshme, ju i përshkruani subjektet e reja, lëvizjet e reja politike si arnime jo zgjidhje të problemit. Me këtë politikë të zhurmshme që ne kemi patur deri tani zoti Basha, a mund ta meritonin shqiptarët një forcë të re politike që ndoshta do të sillte këtë që ju përshkruani dhe ndoshta…….

Lulzim Basha: Ajo që kam thënë dhe ajo që kam shkruar në libër është ajo që besoj. Forcat e reja politike kanë lindur dhe janë shuar pothuajse me një ritëm të njëjtë gjatë këtyre 30 viteve. Më e rëndësishme se sa vetë lindja e një force të re politike është reforma e forcave politike. Sepse në qoftë se një forcë politike lind me të njëjtin qëllim, apo me të njëjtat instrumente siç edhe ato që faktikisht janë përgjegjëse për situatën aktuale politike nuk kemi asgjë të re. Ndaj dhe fokusi im në krye të Partisë Demokratike e në veçanti në këto 7 vite e gjysmë në opozitë ka qenë trajtimi i partisë dhe i partive politike si institucione jo si pronë private. Reforma e tyre vendosja e misionit të tyre në qendër të ekzistencës së tyre dhe mendoj që kjo është ajo që i shërben qytetarit, kjo është ajo që i shërben demokracisë. Nëse politika reduktohet në përplasje mes forcave politike, ku ka forca kryesore dhe forca të reja pastaj që shikojnë, apo mendojnë, apo shpresojnë  për hapësira për ty bërë pjesë e kësaj loje. Kjo nuk është mënyra se si e shoh unë zgjidhjen, as me 25 prill, as afat gjatë. Zgjidhja vjen kur forcat politike e kuptojnë se ekzistojnë për hir të interesit publik dhe për ti shërbyer interesit publik, për ti shërbyer interesit të njerëzve. Dhe këtë duhet ta demonstrojnë  duke treguar në çdo çast qoftë në opozitë, qoftë në qeveri tiparet e një pasurie publike dhe jo tiparet e një reparti, një gazerme e një interesi të ngushtë njerëzish që janë të obsesuar pas pushtetit dhe interesave të pushtetit. Dhe këtu do të thoja që një nga lëvizjet më të forta, një nga vendimet më të vështira që më është dashur të marr që ka qenë largimi nga parlamenti dhe djegia e mandateve, me gjithë ato që mbërthen brenda ilustron bindjen time se politika nuk duhet parë si privilegj, por si një peshë, si një barrë që duhet mbajtur me, duhet mbajtur me seriozitetin dhe me solemnitetin e plotë. Nuk është lojë. Ke në dorë fatet e njerëzve, ke në dorë të përmirësosh jetën e tyre, po kështu ke në dorë ta bësh më keq nëse je i papërgjegjshëm, nëse je i pavëmendshëm, nëse je egoist. Ndaj në këtë kuptim besoj se së pari nuk ka instrument më të mirë politika për të zgjidhur problemet dhe çdokush që thotë të kundërtën investohet në diktaturë, investohet në asgjësimin e debatit publik dhe politik. Dhe ne e dimë kur nuk ka debat, kur nuk ka përplasje idesh se çfarë sjell kjo për shoqërinë, e dimë sepse kemi jetuar në një diktaturë ku mungonte debati publik apo ku kishte një debat fals. Dhe së dyti se prej lashtësisë e deri më sot politika e mirë, politika që orientohet nga zgjidhja e problemeve të njerëzve, është i vetmi instrument për ndryshim. Nuk ka instrument tjetër për ndryshim! Thjesht të urosh, të lutesh dhe të qëndrosh në shtëpi, nuk ndryshon asgjë! Të marrësh pjesë aktive, të kontribuosh në ide, të jesh kritik, por në të njëjtën kohë, të mbash përgjegjësinë si qytetar për të votuar dhe për të shpërblyer apo ndëshkuar me votë forcat politike në raport me programin që prezantojnë dhe zbatimin e këtij programi. Ky është thelbi i demokracisë, kështu funksionon Europa! Kështu ka ecur përpara demokracia në Europë dhe ka garantuar pastaj edhe zhvillimin ekonomik, edhe zhvillimin shoqëror, në kuptimin që ka garantuar punësimin sipas talentit, sipas mundësive dhe ka garantuar që edhe më të pamundurit mos të mbeten pas. Ky është mekanizmi që e ka bërë Europën sot të përparuar, atë kontinent apo atë le të themi realitet politik, ndaj të cilit për fat të keq, po largohen masivisht shqiptarët dhe ky është mekanizmi që unë kam bindjen e thellë do të ndryshojë Shqipërinë por ama, përmes një politike me fytyrë njerëzore, përmes institucioneve që i kthehen publikut, përmes shtetit që është në funksion dhe në shërbim të njerëzve.

Pyetja: Ju e cilësoni që më parë, para se të përfshiheshit aktivisht në politikë, ju keni profesionin e juristit, mbanit pozicione që shumëkush nuk do t’i linte, nuk do mund të ndahej prej tyre sot. Që prej 2004 të përfshiheshit në politikë dhe të përmbushnit një mision. Ju keni pasur mjaft poste me rëndësi, zoti Basha. Keni qenë ministër transportesh, ministër i brendshëm, ministër i jashtëm, kryetari i bashkisë së Tiranës. Tani, në 2021 që jeni dhe misioni juaj është shprehur botërisht për më tej, deri tani, deri më 2021, çfarë keni realizuar ju nga misioni juaj?

Lulzim Basha: Padiskutim që kam patur privilegjin të jem në drejtimin e disa institucioneve kryesore të shtetit shqiptar në momente kyçe për ato fusha që mbulonin dhe ajo që dua të them pa rënë në përsëritje, sepse këtë më është dhënë mundësia ta them nëpër intervista të shumta, është besimi se kur i vendos vetes një pikësynim për të arritur diçka në funksion të së mirës publike, të dobisë së qytetarëve, atëherë nuk ka forcë të të ndalë për të arritur atë pikësynim. Dhe kjo, nuk buron thjeshtë dhe vetëm nga aftësitë e mia apo le të themi, mënyra sesi e përjetoj politikën dhe pushtetin që të jep politika për të realizuar diçka por ka të bëjë me besimin tim te shqiptarët, që me drejtimin dhe me përgjegjësinë e duhur në drejtim kanë treguar që kanë forcën, kemi forcën të arrijmë gjëra në dukje të pamundura. Për shembull, kujt ja merrte mendje që për dy vite do të ndërtonim tunelin më të gjatë në Ballkan dhe dhjetëra vepra të tjera si pjesë e rrugës së kombit për të lidhur Shqipërinë me Kosovën. Në vitin 2005 kur mora këtë detyrë, pothuajse askujt. Kujt ia merrte mendja që Shqipëria brenda një kohe të shkurtër do të ftohej dhe do të bëhej anëtare e NATO-s në një kohë që vendi prej dekadash vuante nga një imazh negativ. E pra, ne arritën jo vetëm të kapërcenim këtë imazh por të merrnim hapa të mëdhenj përpara, reforma të thella që e bënë Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe sot e marrim të mirëqenë. Por, për shumë kënd që ka qenë dëshmitar i këtyre ngjarjeve është e qartë se ka qenë një mision pothuajse i pamundur atëherë. Edhe më e  pamundur meqë jemi këtu tani në këtë ambient dhe përpara kemi godinat e disa ambasadave të akredituara në Tiranë edhe më e pamundur ka qenë për shqiptarët, edhe më e parrokshme ka qenë ideja se do lëviznim pa viza në Europë. Dhe kur kam marr përsipër këtë detyrë, këtë mision të tretë për të realizuar, kam qenë i vetëdijshëm për skepticizmin dhe për, le të themi, dramën që përthyhej në çdo familje shqiptare, brenda mureve të çdo banese shqiptare ku kishte dhe ka pothuajse çdo familje të paktën një anëtar të familjes në emigracion. Por ishte besimi që ne jo vetëm mund t’i arrinim por edhe mund t’i tejkalonim kushtet e kërkuara që më frymëzoi dhe më mbajti në një betejë që pak kush e besonte por që brenda një kohe të shkurtër, një vit e gjysmë, çoi në heqjen e vizave për shqiptarët. Pra, në këtë kuptim atë që e quaj bekim në këto vite shërbim ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve është… më ka investuar me një besim të madh jo vetëm tek vetja ime por tek shqiptarët, tek qytetarët, tek kolegët, tek qindra zyrtarë të ndershëm të shtetit, bashkë me të cilët sigurisht me përkushtim, me pasion dhe me besim në pikësynimet e vendosura, ja kemi dalë të arrijmë gjëra të cilat në dukje në atë moment ishin të pamundura.

Ka rëndësi të veçantë, në këtë moment sepse në këtë moment një nga problemet kryesore është beteja që kemi brenda vetes tonë, beteja që kemi për të besuar tek e nesërmja, beteja që kemi për të besuar tek shpresa sepse një nga problemet kryesore të këtyre 8 viteve nuk ka qenë thjesht ngecja e vendit në vend-numëro sa i përket fjala bie integrimit europian, apo ekonomisë, apo e fushave të tjera por krijimi i një mendësie që kështu paska qenë fati ynë, kështu është e shkruar. Dhe kjo forcohet edhe nga gjuha që “shiko, nuk ka më mirë se kaq, e dimë që s’janë mirë punët por më mirë se kaq nuk ka”, kjo është një shprehje e një arrogance dhe papërgjegjshmërie shumë të madhe dhe është kjo që shqiptarët do ta ndëshkojnë me votë më 25 Prill. Dhe kjo është thirrja e kësaj letre të hapur ndaj shqiptarëve, kur ju them që shikoni, dëgjoni, kujtoni që ne kemi bërë më mirë dhe i kemi të gjitha mundësitë të bëjmë shumë më mirë sesa ç ’jemi sot. Që kur i bëjmë bashkë vullnetet tona, kur kemi besim tek e nesërmja nuk ka pengesë që ne nuk e tejkalojmë dot së bashku. Ky është edhe do të thoja lajm-motivi që përshkon këtë pjesë politike të kësaj letre të hapur ndaj shqiptarëve që së bashku nuk ka pengesë të cilën nuk mund të mos e tejkalojmë dhe sot pengesa kryesore është normalizimi i vendit, është rikthimi i zhvillimit ekonomik dhe padiskutim anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian.

Pyetja: Për ta kaluar pjesën e reflektimit, këtu ju keni perceptuar ato kritikat që ju keni marrë në politikë, siç është edhe hartimi i listave, për shembull, dhe ju thoni se përse nuk përfshiva në listë dikë apo dikë tjetër dhe tani ne shtrojmë pyetjen: Po të rinjtë ku do ta kenë hapësirën? Kush do ti përfshijë? Listat kanë qenë pjesë e fortë Zoti Basha, sidomos ato të kaluarat, për kritika pikërisht për këtë pjesë që unë po përshkruaj. Po listat që janë hartuar tani si i keni?

Lulzim Basha: Është një proces unik i ndodhur për herë të parë në Shqipëri dhe në Ballkan i cili ka përfshirë të gjithë anterinë e Partisë Demokratike, ka përfshirë një konsultë që ka zgjatur me muaj, ka përfshirë një proces seleksionimi dhe mbi të gjitha ka qenë një proces i hapur jo i mbyllur. Pa diskutim Partia Demokratike posedon mijëra resurse njerëzore për të hartuar jo një, as dy por shumë lista kandidatësh për deputet, por ajo që është e rëndësishme është që besnik ndaj asaj që kam deklaruar kriteri kryesor apo le të themi parimi kryesor që ka udhëhequr këtë proces kanë qenë vlerat. Pra, të shikuarit e Partisë Demokratike ashtu siç lindi në ditët e saj të para si një zëdhënës, si një përfaqësuese e interesit qytetar jo si një operacion në vetvete për përfitimin e vet politik por si një zëdhënëse, si një përfaqësuese, si një përçuese e shpresës së shqiptarëve për ndryshim

Pyetja: Zoti Basha të mbetemi pak te kjo linjë dhe për ta hequr këtë  pjesën e kritikave. Ju përshkruani se dikush mund t’ju ketë cilësuar edhe si aksioner në minorancë e partisë tuaj, jo vetëm vetëm por edhe në praninë e të tjerëve, sa ju ka goditur? Sa ju ka dëmtuar kjo? Si e perceptoni?

Lulzim Basha: Shiko unë mendoj se një nga pikat më të forta të miat është konsultimi me bashkëpunëtorët e mi, rrahja e mendimit dhe padiskutim ky ka qenë edhe një nga kyçet e sukseseve me të cilat është shënuar një pjesë e rrugëtimit tim politik. Ka qenë aftësia e profesionistëve që më kanë rrethuar, natyrisht edhe e ekspertëve të huaj që bëri të mundur që në një kohe rekord, në më pak se dy vite, ne të ndërtonim një vepër të tillë të madhe si rruga e kombit. Ka qenë përkushtimi i njerëzve me të cilët kam punuar që ka bërë të mundur ëndrrën e anëtarësimit në NATO, apo heqjen e vizave. Dhe pa diskutim edhe në sfidat opozitare është shpirti i kolegjialitetit, i diskutimit të hapur, që unë e konsideroj së pari një veti timen, një karakteristikë timen që ma bën më të lehtë përballjen me sfidat që opozitarizmi në përgjithësi dhe në veçanti opozitarizmi i këtyre viteve në Shqipëri, por po kështu e shikoj edhe si një aset për të ndërtuar kulturën e kolegjialitetit, e vendimmarrjeve të hapura të përbashkëta. Dhe ajo që dua të garantoj Shqiptarët është që fryma e kolegjialitetit, e transparencës dhe jo arroganca apo sundimi i njëshit do të karakterizojë edhe qeverisjen time të nesërme. Mendoj që një  nga arsyet kryesore pse jemi katandisur këtu ka qenë arroganca e njëshit, ka qenë shpërfillja e mendimit të të tjerëve, e mendimit ndryshe dhe mbi të gjitha ka qenë shkatërrimi i mekanizmit të institucioneve, të vendimmarrjeve institucionale, të sundimit të ligjit, mbisundimin e njëshit. Dhe me mua demokracia është e garantuar, kolegjialiteti, fryma e transparencës e diskutimit të hapur është e garantuar, ky është mesazhi që jap përmes atij kapitulli që ju referuat.

Pyetja: dhe ju jepni dhe mesazhin apo perceptimin tuaj përsa i takon vështirësive për të krijuar një profil tuajin në politikë pas 25 vitesh. Madje, dua të citoj diçka këtu: “Kam patur ftesa private apo publike, thirrje për të vrarë babën”, -dhe e keni quajtur këtë thirrje qesharake. Sa ju k a shoqëruar kjo zoti Basha dhe a vazhdoni të konsultoheni me zotin Berisha?

Lulzim Basha: E para e punës, nuk më ka shqetësuar dhe shoh që kanë shqetësuar të tjerët shumë më shumë se mua. Pse?

Sepse në formimin tim personal dhe politik nuk e kam konsideruar kurrë një barrë faktin që jam zgjedhur në krye të Partisë Demokratike, pas largimit, pas dorëheqjes dhe largimit të Sali Berishës, i cili pa diskutim ka një peshë specifike si themelues dhe lideri historik për pothuajse 25 vite i kësaj partie. Përkundrazi, e kam konsideruar një privilegj mundësinë për tu konsultuar me atë që është një shkollë e vërtetë politike. Dhe pa diskutim, sa herë që e kam pasur të nevojshme e kam pasur mundësinë e konsultës me të, por një gjë ka qenë e qartë përgjegjësia e vendimeve dhe vendimet kanë qenë tërësisht të mijat dhe kurrë nuk i kam ikur as këtyre përgjegjësive dhe as le të themi shpalosjes publike të faktit që përgjegjësia për çdo vendim që më është dashur të marr në këto vite të opozitës ka qenë e tëra e imja. Ky ka qenë betimi që kam bërë përpara demokratëve në momentin e parë që jam votuar si kryetar i Partisë Demokratike dhe ky do të jetë qëndrimi im deri në momentin e fundit në politikë. Unë as nuk fshihem, as nuk fsheh askënd pas qëndrimeve dhe vendimeve të mija. Kam bindjet e mija, kam vizionin tim, kam një mendje të hapur dhe dëshirën për tu konsultuar me këdo që ka diçka për të kontribuar në veçanti në momente të vështira, në momente kyçe për shoqërinë dhe pa diskutim në këtë kuadër edhe mundësia për tu konsultuar me një njeri me përvojë të madhe politike siç është Sali Berisha ka qenë një aset dhe jo një barrë, jo një pengesë për mua. E njëjta gjë edhe për personalitete të tjera të Partisë Demokratike, të cilët kanë shërbyer dhe kanë qenë pjesë e rëndësishme e ekipeve tona dhe e arritjeve tona në të kaluarën.

Gazetarja: Zoti Basha jemi drejt fundit të intervistës dhe unë dua të ndalem në dy momente paksa më private, më personale që e shoqëron gjatë gjithë kohës librin. Rëndësia më e veçantë, shtylla më e fortë që përshkruani ju në të gjithë rrugëtimin tuaj. Dhe ndalemi pak pse jo dhe tek bashkëshortja juaj Aurela, të cilën e përshkruani njohjen me të që në gjimnaz, më pas studimet bashkë në Holandë dhe gjithë rrugëtimin tuaj që keni?

Lulzim Basha: Janë dy pyetje të ndryshme. Koha që i kushtoj është fatkeqësisht shumë e pakët dhe është një nga pengjet më të mëdha të mijat dhe besoj të shumicës të atyre që kanë një angazhim publik dhe politik ndërsa roli i familjes për mua është i pazëvendësueshëm, është forca ime, është frymëzimi im, është dhe besoj në këtë kuptim nuk jam i ndryshëm nga shumica absolute e shqiptarëve të cilët e kanë familjen të shenjtë, me ta ndajnë gëzimet, aty gjejmë forcën në momente të vështira, aty gjejmë motivimin, aty gjejmë frymëzimin dhe kjo është arsyeja kryesore pse në programin tonë familja dhe mirëqenia e familjes shqiptare zë vendin kryesor, familja si shtyllë e shoqërisë doja të thoja është dhe ai motivi i planit dhe i programit që kemi shpalosur në këto muaj para shqiptarëve duke e nisur…

Pyetja: Kritika merrni nga familjarët?

Lulzim Basha: Pa diskutim që po. Shiko jeta profesionale dhe jeta politike dhe jeta private në shumë aspekte ndërthuren dhe shumë aspekte mbeten të veçanta. Vetë ritmi i jetës time politike është i tillë që është pothuajse i pamundur për tu ndjekur në përditshmërinë e tij si ritëm nga familjarët por qoftë familja ime, bashkëshortja, vajzat, qoftë familja e vjetër, prindërit, rrethi i gjerë familjarë ka qenë dhe janë një mbështetje e jashtëzakonshme dhe një burim i madh force dhe frymëzimi për mua. Dua ta përsëris që, nuk besoj se jam përjashtim këtu, besoj që shumica e shqiptarëve kanë privilegjin të mbështeten fort tek familja, tek anëtarët e familjes ndaj edhe fokusi dhe objektivi kryesor i plani tonë është të ndërtojmë një familje të fortë shqiptare në kuptimin e zhvillimit ekonomik, në kuptimin e vendeve të punës, në kuptimin e mbështetje të fëmijëve e dhënies fund të zvogëlimit të tkurrjes së Shqipërisë. Ju e dini ne kemi një plan i cili nxit krijimin e familjeve të reja duke i dalë përpara disa prej sfidave kryesore siç janë kosto e një fëmije të porsalindur apo kosto e arsimimit të fëmijëve apo kosto e një banese të re por po kështu edhe kujdesi për prindërit për ata që kanë shkrirë jetën e tyre në kohë shumë të vështira për të na bërë këta që jemi sot. Prandaj familja është në fokus qoftë në kuptimin, forca ime është, frymëzimi i, por është edhe frymëzimi im në kuptimin familja shqiptare dhe si dua ta shoh familjen shqiptare nesër në një Shqipëri ndryshe, në një Shqipëri me oportunitete, me një Shqipëri të zhvilluar, me një Shqipëri që i kthen familjeve shqiptare dinjitetin dhe mundësinë për punësim dhe për një jetë normale për mirëqenie dhe për dinjitet.

Pyetja: Kapitulli i fundit i librit është për Kosovën. Lidhjen tuaja me Kosovën, e konsideroni si gjysmën tjetër. Pak kush e di, të paktën në perceptimin tim, se ju keni një lidhje të ngushtë edhe nga gjyshërit tuaj nga nëna. Çfarë do të thotë kjo për ju dhe sa ju shoqëron?

Lulzim Basha: Prej fëmijërisë është pjesë e pandashme e qenies time, e identitetit tim. Të dy gjyshërit kanë ardhur nga Kosova. Gjyshja nga Peja, gjyshi nga Drenica në vitet 20 në kushte shumë të vështira janë njohur këtu dhe kanë themeluar familjen e tyre. Nëna ka lindur në Tiranë nga dy prindër kosovarë, por Kosova ka qenë pjesë e pandashme e realiteti në të cilin unë kam lindur dhe jam rritur. Dhe ajo që përshkruaj në libër është një pjesë shumë e vogël e asaj që më ka shoqëruar që prej fëmijërisë. Një rol të veçantë kanë luajtur edhe librat e një tjetri të afërmi Sulejman Krasniqit, një shkrimtar, një kontribuesi të madh letrave shqipe i cili është ndarë nga jeta por që është anëtari i rrethit të ngushtë familjarë, është burri i tezes time dhe thuajse të gjitha veprat e tij kanë patur lidhje me Kosovën, me qëndresën e Kosovës. Kjo pastaj e kombinuar me atë që ndodhi në ditët e para të angazhimit të tij profesional që ishte angazhimi me tribunalin për hartimin e akt akuzës kundër Millosheviçit në kohën e luftës së Kosovës e angazhimin më vonë me OKB në Kosove dhe mbi të gjitha privilegji jetës për të punuar në dy projekte madhor siç ishin rruga e kombit dhe pavarësimi i Kosovës e njohja e saj ndërkombëtare ishin një farë shpagimi për gjithë ato vuajtje, sakrifica por edhe ëndrra të familjes biologjike të nënës time, të gjyshërve të mijë dhe të shumë e shumë të afërmeve të mijë disa prej të cilëve nuk jetojnë më dhe disa prej të cilëve jetojnë në Shqipëri apo në Kosovë.

Pyetje: Ju e quani kundërshtarin tuaj politik, por edhe Partinë Socialiste si të vështirë, por edhe pa karakter. Nga ana tjetër ne dëgjojmë kryeministrin Rama teksa shprehet për opozitën, një opozitë e lehtë, ju konsideron edhe si kundërshtarë i lehtë, si i shihni këto dhe a do të përfundojë misioni juaj më 25 prill me përmbushje?

Lulzim Basha: Plani im është që Shqipëria të ndryshojë për të mirë, ndërkohë që çdo konsideratë që kam shprehur në këtë libër për kundërshtarin politik ka të bëjë me rekordin do të thoja e zi të këtyre viteve dhe për këtë nuk ka nevojë të zgjatem shumë sepse edhe në këtë moment që flasim, Shqipëria po lëngon në një krizë të shumëfishtë, një krizë të thellë ekonomike , me papunësi që rritet, me kosto të jetesës të papërballueshme, me taksa të larta, me falimentime të biznesit dhe shpunësime masive, me një krizë të demokracisë ku institucionet nuk funksionojnë, me një qeveri dhe një kryeministër të dhënë pas spektaklit personal, në vend të zgjidhjes se problemeve, personalizimit absolut të pushtetit, largimit në vend të afrimit me Bashkimin Europian, mbylljes së veshëve dhe syve përpara çdo kritike, qoftë kjo nga një qytetar i thjeshtë, nga një i ri apo institucionet europiane apo amerikane të cilat kanë preokupime të vërteta për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Dhe një krize të emigracionit, të zbrazjes së Shqipërisë. Këto flasin vetë, nuk kanë nevojë për komentet e mia, ajo që unë dua të theksoj sot është që misioni im që kam shpalosur në këtë letër të hapur ndaj shqiptarëve, është ti kthej politikës një fytyrë njerëzore, një besueshmëri që buron nga politika si instrument shërbimi dhe jo qëllim në vetvete dhe mbi të gjitha, aftësinë dhe mundësinë për t’ju shërbyer njerëzve dhe jo për ti dëmtuar ata. Për tetë vite ajo që kemi parë është që i ka dëmtuar njerëzit, i ka tronditur ata, i ka varfëruar ata dhe ndryshimi kryesor që do të vijë me 25 prill, me largimin e këtij pushteti tetë vjeçar për shkak të dështimeve të tij, për shkak të zhgënjimit masiv që ka shkaktuar, për shkak të krizës që ka shkaktuar, do të shoqërohet me ardhjen e një qeverisje ndryshe, të një kryeministri ndryshe, të një politike me fytyrë njerëzore, të përgjegjshme, llogaridhënëse, të hapur, transparente dhe mbi të gjitha Nisida, në shërbim të njerëzve. Ky është zotimi im, ky është programi dhe plani ynë, ky është edhe do thoja mesazhi kryesor i këtij libri, misioni im është politik, në shërbim të njerëzve. Kështu e kam nisur ditën e parë apo intervistën e parë që kam dhënë në politikë dhe kështu do ta vazhdoj deri ditën time të fundit në politikë. Politika si shërbim ndaj njerëzve, politika pa zhurmë, por me vepra konkrete që përmirësojnë jetën e shqiptarëve, për të cilën sot shqiptarët kanë më shumë nevojë se kurrë. Ndaj jam më i bindur se kurrë se 25 prilli do të jetë një ditë bashkimi i madh për ndryshim, me të cilin të gjithë Shqipëria do të fitojë.

Pyetja: Suksese në misionin tuaj zoti Basha!

Lulzim Basha: Faleminderit shumë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY