Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reagon gazetari, nënkryetari serb mori me shumë vota se kryetari shqiptar

22/03/2021
Reagon gazetari, nënkryetari serb mori me shumë vota se kryetari shqiptar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari nga Kosova Enver Robelli ka reaguar pas votimit për kryetar e nënkyetar parlamenti në Kosovë ku nënkryetari i propozuar serb u votua më shumë se kryetari i propozuar nga VV.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufca, mori 69 vota, mjaft për të marrë postin, por 22 vota më pak se kandidati serb për nënkryetar i Listës Serbe, Sllavko Simiq i cili mori 91 vota.

Postimi i plotë:

Se ku ka arritur përçarja, polarizimi, urrejtja, inatet e mosdurimi në skenën politike shqiptare të Kosovës e tregon ky fakt: kandidati i Listës Serbe Sllavko Simiq për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës mori 91 vota. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufca, mori 69 vota, mjaft për të marrë postin, por 22 vota më pak se kandidati serb për nënkryetar. E kjo është e mundur sepse ka deputetë shqiptarë që më lehtë e kanë të votojnë për Sllavko Simiqin se për Glauk Konjufcën. Përndryshe deputeti i pakicës serbe që e propozoi Simiqin nga foltorja ia futi një kunj parlamentit dhe opinionit, kur tha: “Para popullit serb” e propozojmë për kandidat për nënkryetar Sllavko Simiqin, thua se Simiq po përfaqëson “popullin serb” në Kuvend dhe jo pakicën serbe të Republikës së Kosovës. Është shumë e kuptueshme që opozita të votojë kundër qeverisë së re, por të tregohet kaq e “kujdesshme” për “segregacion etnik” gjatë një votimi tejet formal, siç është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, kjo tregon, siç u tha në fillim, për një dominim të inatit irracional ndërshqiptar. A është risi kjo? Jo. Këso apo poshtërsi të ngjashme kanë bërë deputetë të të gjitha partive shqiptare.a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Belind Këlliçi rrëfen pse ishte në SPAK, më pyetën për Trump, diplomën

SKANDALI/ Këlliçi publikon dokumentet zyrtare gjermane: “Jet Bank” e lidhur me persona të dënuar për mashtrim ndërkombëtar

20/04/2026
“Sonte do darkojmë në shtrat”, komedia që nuk duhet humbur, ngjitet sot në skenë

“Sonte do darkojmë në shtrat”, komedia që nuk duhet humbur, ngjitet sot në skenë

20/04/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

Vetëploset me armë gjahu në Durrës, humb jetën një 35-vjeçar

20/04/2026
Berisha nxjerr dokumentat, bodigardi i Dumanit, në video sherri prone. Dëshmia e Dumanit për hetimin e Pangos

Berisha nxjerr dokumentat, bodigardi i Dumanit, në video sherri prone. Dëshmia e Dumanit për hetimin e Pangos

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi rrëfen pse ishte në SPAK, më pyetën për Trump, diplomën

SKANDALI/ Këlliçi publikon dokumentet zyrtare gjermane: “Jet Bank” e lidhur me persona të dënuar për mashtrim ndërkombëtar

20/04/2026
“Sonte do darkojmë në shtrat”, komedia që nuk duhet humbur, ngjitet sot në skenë

“Sonte do darkojmë në shtrat”, komedia që nuk duhet humbur, ngjitet sot në skenë

20/04/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

Vetëploset me armë gjahu në Durrës, humb jetën një 35-vjeçar

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.