Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDALI/Viktima në komisariatin e Lushnjës u ndalua pa akuzë

19/09/2016
SKANDALI/Viktima në komisariatin e Lushnjës u ndalua pa akuzë
Share on FacebookShare on Whatsapp

I ndjeri Fadil Hoxha 53 vjeç nga fshati Grabian i bashkisë së Divjakës i cili dha shpirt dje dyshohet se vdiq në komisariatin e policisë dhe jo ne spital ndersa ndalimi i tij është bërë pa pasur asnjë akuzë.

Hoxha është shoqëruar në polici të shtunën me 17 shtator rreth ores 10:00 ne posten e policise Divjake. Eshte mbajtur aty deri ne oren 22:00 dhe pastaj eshte derguar ne qelite e komisariatit te Lushnjes. Familjaret e tij kane bere me dije se ishte me mjekim nga zemra dhe kane kembengulur qe ti jepen ilaçet.

Dje rreth orës 13:30 djali i tij Eridian Hoxha eshte lajmeruar nga nje punonjes policie se babait i kishte rene atak kardiak dhe po e dergonin ne Tirane. Në një përshkrim të ngjarjes nga kryetarin i PD-së, Myslim Murrizi, thuhet se në arrestimin e tij ësh të përfshirë edhe policia bashkiake. “Policia bashkiake e Divjakes me nje polic Viktor Xhara i ka vajtur dy here ne shtepi qytetarit Thoma Dhori qe ky i fundit te vinte e te firmoste nje proçesverbal tek punonjesi i policise Arben Trimi. Pas ndalimit te te ndjerit Fadil Hoxha familjaret kane kontaktuar kryetarin e bashkise Divjake Kokoneshin i cili ju ka premtuar qe do te flas me policine dhe do te dale. Mirepo nje nderhyrje e nenkryetarit te bashkise Divjake, Avdi Snalla ish kryetar i komunes Grabian ka bere qe policia te zbatoje deshiren e ketij me te cilin i ndjeri Fadil Hoxha ka patur konflikt personal para 3 vitesh. Perveç kesaj djali i te ndjerit Fadil Hoxha z Eridian Hoxha eshte kryetar i forumit rinor te PD per njesine administrative Grabian”, shpjegon Murrizi i cili e ka ndjekur cështjen nga Lushnja.

“Çfar pune dhe çfare kopetence ligjore ka policia bashkiake qe ndalon qytetare? Pse ky zell i madh qe polici bashkiak Viktor Xharo dergohet dy here tek nje qytetare Thoma Dhori qe te vij patjeter ne bashki per te firmosur nje leter tek punonjesi i policise Arben Trimi? Per çfare dhe nga kush eshte ndaluar i ndjeri Fadil Hoxha ne fshatin Xeng? Nga kush eshte denoncuar i ndjeri dhe per çfar vepre te ” rrezikeshme” eshte ndaluar. I ndjeri shkon per te blere dele dhe bastardet me kapele e ndalojne gjoja per vjedhje ullinjsh??”, thekson Murrizi.

Në vijim ai hedh dyshime të forta se vdekja e Hoxhës ka ndodhur në qeli dhe jo në spital apo rrugës për në spital. “Edhe lajmerimi i familjareve per atak kardiak eshte nje mashtrim tjeter i paftyre i policise Lushnje sepse nga te gjitha te dhenat i ndjeri Fadil Hoxha ka vdekur ne qeli. Oficeri i policise gjygjesore me emrin Fatjon Zela ka bere proçeduren e ndalimit te te ndjerit mbrëmjen e së shtunës”.

Familjarët e të ndjerit kanë vajtur në prokurori për të bërë denoncimin por nuk kane gjetur njeri aty edhe pse ligjerisht duhet te kete prokurore te gatshem edhe gjatë fundjavës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

NEOMALSORJA/ Socialistja e parë thyen akullin: Edi Rama jep dorëheqjen sa je në kohë!

23/06/2026
Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

23/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

NEOMALSORJA/ Socialistja e parë thyen akullin: Edi Rama jep dorëheqjen sa je në kohë!

23/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.