Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjekmarkaj i përgjigjet Ramës me vargjet e Fishtës: Idiot e laraman!

17/03/2021
Gjekmarkaj i përgjigjet Ramës me vargjet e Fishtës: Idiot e laraman!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Lezhë, Agron Gjekmarkaj iu është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama pasi e quajti ministri KÇK me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’.

Ai ka përdorur disa vargje të Gjergj Fishtës, që sipas tij, ilustrojnë më së miri sjelljet e kryeministrit.

Postimi i Gjekmarkajt:

Edhe dje “intelektuali” me i shquar i te gjitha koherave Edi Rama para te cilit Dante dhe Shekspiri do ndjeheshin si dy qyqare vete ai qe ben zap te keqen dhe leshon ne ajer si pellumb paqeje te miren , ai që zoteron moralin dhe copash e ben vesin me dy te kollitura, ai që u shpall lufte reaksionarve teksa u prin revolucionarve te tij , ai që në bulcinj mban si Eoli shakullin , ererat dhe i leshon bashke me firomen nga goja e nga poshte per te flladitur dynjane, ai që mbledh të gjitha bukuritë dhe tregon me gisht shemtine , ai që ka ymrin e tagrin të qesendise, portretizoje e stigmatizoje veshur me dhunti hyjnore, ai udheheqesi e kryekomandanti, Skenderbeu i ri që rilindi ketë të uruar Shqiperi , ai qe zbuloi gjenialitetet , shkenctaret si Elisa dhe Ulsiu, Genci dhe Besa, Damiani dhe Alketi, Saimiri dhe Etilda, Olgerta dhe Arbeni , Nasipi dhe Beqja ,Gjici dhe Ragipi ai qe i prek njerzit me gisht si bostanin dhe e di ne jane te pjekur apo të papjekur na qortoi rende dje faqe njerzise mua dhe Mark Markun ! “ Reaksionar” na quajti perparimtari, sherrxhinj na vikati paqetuesi e melhemxhiu i merzive, antireformiste na vuri gishtin kryereformatori ! vete ai shok i pare në virtyt pranë Krishtit e Muhametit , na akuzoi si te KÇK ( kap ça te kapesh) pikerisht ne qe ndertuam vila ne Surrel, ne qe dhame konçensione e tendera per Vilmen dhe te tjeret, ne qe nga fakukteti i Histori -Filologjise ndame tendera me 20 milion euro kilometri, ne që bëmë ligjin e arsimit të lartë që rrenoi Universitetet, ne që nuk sollem asnjë investim të huaj në tete vjet! Ne ore ne qe nuk ndertuam autostraden axurra , tre aeroportet dhe nuk futem 300 mije shqiptare ne pune, ne qe pika na rafte! Ne qe naten si lugeter mbillnim hashash sukave e gerxheve ! Ne që boshatisem Shqiperine nga populli i saj dhe nuk ndertuam asnje rruge te re, ne që deshtuam ne procesin e integrimit dhe genjyem prej gjashte vitesh qe i kemi hapur negociatat e dekoruam edhe ambasadoret,ne që bëme zgjedhje moniste dhe zgjodhem kokerr per kokerr kriminele dhe bandite per ne parlament e pushtet lokal, ne ore qe vodhem zgjedhjet me lopate, ne qe fyejme e shajme gazetaret kazan! Sa i vertete Edi Rama, sa burre i larte, sa me moral, sa zotni, sa i pashem, sa i mire e sa i dlire! Ai nuk genjen kurre! Ai eshte shenjtor ! Ai eshte pritmi i vatanit! Ai i di te gjitha, besojeni se di ç’ thote , parajse e ka bere vendin , mexhlis te dijes , marifetit e ndershmerise, qeverine e parlamentin e ska faj po hiç ore ska, i dhemb xhani, i thinjet mjekrra , kur i dalin perpara dy jeziter , dy plang prishes si Mark Marku dhe Agron Gjejmarkaj se ne Republiken e Edit dhe Elises dhe akademikve te tjere se keta te dy meritojme ndeshkim e qortim, linçim e trazim ! Edi Rama është burrë i nderçem vete qelibari degjojani llafin qerratait se di ç’thotë! Vete Zoti e solli mbi toke si mekembes!

Keto vargje te Fishtes se madh nuk kane lidhje me Edi Ramen , prite Zot rrezikun

Tashti, pra nji sallahan,

Vagabond e shakllaban,

Njeri idiote e laraman,

Qe mendon se per taman

Te tane bote rri n’ “sahan”,

Shka mund t’ shkruej, po t’pyes une ty

Ky qi as byk nuk ka ne krye,

Jo ma tru?…

Kryeministri Rama një ditë më parë shfaqi foton e Albana Vokshit, Mark Markut dhe të Agron Gjekmarkajt, për të cilët tha se janë sherrxhinj si dhe i cilësoi si ministrat KÇK.

(A.B)/Dosja.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.