AVIONI NË ISHËM/ Oficerë policie lidhje me trafikantët e drogës

AVIONI NË ISHËM/ Oficerë policie lidhje me trafikantët e drogës

50
0
Shares

Gazetarja e kronikës në News 24, Klodiana Lala deklaron se Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke zhvilluar hetime intensive për të vërtetuar dyshimin se avioni tip ‘Piper” i nisur nga Bari të enjten e kaluar, nën drejtimin e pilotit Guido Andrea Gudi kishte ardhur në Shqipëri për të trafikuar drogë, por “ngeci” në grykëderdhjen e Ishmit. Sipas Klodiana Lalës, në hetim për lidhje me trafikantët e drogës janë edhe disa oficerë policie.
“Njerëz në polici kanë dashur ta dekonspirojnë këtë hetim, por kjo mbetet për tu parë. Jo pak oficerë policie janë nën hetim dhe dyshohet se kanë pasur lidhje direkte me trafikantët e drogës”, tha ajo.
“Nuk ka akuzë zyrtare por Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton për trafik ndërkombëtar droge, kjo për shkak të pistës 2 km që u gjet në Ishëm, së dyti avioni ka rënë afër grykëderdhjes, aty nga dyshohet se do të vinte edhe droga. Janë kërkuar tabulatet telefonike, jo vetëm për Guidin por edhe për persona të tjerë. Trafikantët dyshohet se e kanë fshehur lëndën narkotike për shkak edhe të kohës së gjatë që iu desh policisë për të shkuar në vendngjarje. Kapiteneria e portit pritet të japë të dhëna për këtë”, shtoi Lala.
Sipas saj, nga hetimet ka dalë sot një fakt i ri, ai i ngecjes së avionit në Ishëm më herët nga sa u deklarua. “Prokurorët thonë se avioni është ulur më herët, duke u nisur edhe nga dëshmitarët, u tha se avioni ka ngecur rreth orës 07:00 të mëngjesit”.
Ndonëse Gudi në këto momente po hetohet si një qytetar i lirë vetëm për akuzën e shkeljes së hapësirës ajrore, gazetarja Lala shtoi se: “Prokurorët e kanë lënë të lirë Guidin është duke u ruajtur në një vend sekret, pasi ka dyshime që jeta e tij mund të vihet në rrezik. Ndërsa pretendimi i avokatit që erdhi për turizëm është një linjë zyrtare. Nga prokuroria po tentohet me çdo kusht një marrëveshje me Gudin, ndërsa avokati do ta nxjerrë të larë. Piloti ka folur ka thënë emra konkretë, shuma konkrete. Por dëshmia nuk është marrë sipas ligjit në prezencën e avokatit. Për momentin po hetohet për shkelje të hapësirës ajrore”. /BalkanWeb/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY