Një valixhe e katërt është gjetur nga karabinierët gjatë procesit të hetimit për vrasjen e dyfishtë të çiftit shqiptar kufomat e të cilëve u gjetën të copëtuara e të fshehura në tre valixhe.
Përmbajtja e valixhes së katërt po verifikohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore “Careggi”. Nga të dhënat e deritanishme në këtë valixhe me shumë mundësi janë pjesët e humbura të trupit të burrit, ndoshta këmba. Pjesë të trupit të burrit u gjetën në dy valixhet e tjera, ndërsa trupi i një gruaje doli nga valixhja e tretë.
Nga ekzaminimet e autopsisë rezulton që vdekja e gruas ka ardhur si pasojë e një torture të dhimbshme. Fillimisht e shtrirë përtokë ajo ishte rrahur për vdekje dhe më pas ishte asfiksuar.
Sipas hipotezës së mjekut ligjor gruaja ishte në moshë mesatare, vdekja e saj kishte zgjatur të paktën një vit dhe pak para se të vdiste ishte shtrirë përtokë. Vrasësit ishin ulur mbi trupin e saj, e kishin shtypur dhe më pas goditur.
Autopsia gjithashtu konfirmoi që në fytyrën dhe kokën e saj ka pasur nxirje, mavijosje të shumta dhe disa brinjë të thyera.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/