Basha: Investitori i huaj u largua i detyruar nga Rama dhe banditët...

Basha: Investitori i huaj u largua i detyruar nga Rama dhe banditët e tij

54
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dënuar largimin e investitorit të huaj, pas dhunës fizike dhe kërcënimit të ushtruar ndaj tij.
Sipas Bashës, me largimin e kompanisë “Omnix” humbëm shansin për një intim serioz, ndërsa me këtë largim largohen 450 milionë dollarë investim dhe e mbi 1 mijë vende pune.
Basha dënoi sjelljen e kryeministrit Edi Rama i cili me heshtjen e tij mbas dhunës dhe kërcënimit të investitorit, u rreshtua me banditët dhe dhunuesit e investitorit.
Sipas Bashës, Rama heshti sepse kështu i duhet Shqipëri e varfër e papunë, se kështu e ka më të lehtë ta sundojë me banda dhe kriminelë.
“Është lajm i keq largimi i kompanisë për shqiptarët. Ndërsa është lajmi i mirë për kthimin dhe kriminelët për ta mbajtur vendin plaçkë të drogës. Shqipëria e varfër me drogë e kartele e vetmja mundësi që ai të qëndrojë në pushtet”, u shpreh Basha.
Kreu i PD i bëri thirrje “Omnix” që të rishikojë vendimin e saj.
Sipas Bashës, “qeveria jep garanci vetëm për drogën, bandat dhe kartelet e drogës.  Shqipëria nuk duhet të jetë e karteleve e bandave”, u shpreh më tej kreu i PD-së.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës


lulzim basha, deklarate pd_copy_1Ajo që pritej ndodhi.  Sot kompania “Omnix”, deklaroi se tërhiqet nga çdo investim në Shqipëri.
I ikën Shqipërisë 450 milionë dollarë investim, i zhduken 1200 vende pune, i humb një shans i madh për të pasur një investim turistik, ndër më seriozët në Ballkan, që do të ndikonte çdo vit për mirë në ekonominë tonë kombëtare.
Edi Rama heshti më 10 shtator kur u dhunua barbarisht investitori i huaj, në mes të ditës, në aksin kombëtar të Rinas-Tiranë. Duke heshtur ai u rreshtua edhe një herë me krimin dhe me banditët që dhunuan investitorin.
Ai heshti edhe sot pas këtij lajmi të kobshëm për ekonominë.
Hesht Edi Rama sepse kështu i duhet Shqipëria, e varfër, e pa punë, pa investime, sepse kështu e ka më të lehtë ta sundojë më lehtë me banda e me trafikantë.
Rreshtimi i kryeministrit të vendit në krahë të kriminelëve ka bërë që në Shqipëri për gjithçka të vendosë krimi.
Largimi i kompanisë “Omnix” është një tjetër lajm i keq për vendin tonë të kapluar nga varfëria, krimi, korrupsioni, të mbuluar nga droga, të sunduar nga bandat.
Një lajm i keq për mijëra familje, të cilat shpresonin se do të gjenin aty vende pune.
Një lajm i keq që nxin dhe përkeqëson më tej klimën për investimet e huaja të cilat bien nga viti në vit.
Por, ky është një lajm i mirë për krimin, për banditët, për trafikantët e Edi Ramës që ia dolën falë mbështetjes së tij të largojnë një investitor, të largojnë një mundësi të ndershme zhvillimi dhe punësimi.
Krimi, trafikantët dhe banditët ja dolën ta mbajnë plaçkë të tyre zhvillimin, siç duan ta mbajnë plaçkë të tyre Shqipërinë, plaçkë të kartelit të drogës që vendi të mbajë dhe të ofrojë të vetmen alternativë të Edi Ramës, që është hashashi.
Shqipëria e varfër dhe shqiptarët e varfër, Shqipëria më drogë dhe nën sundimin e kartelit të tij janë e vetmja mundësi që ai të qëndrojë në pushtet.
Partia Demokratike, unë do të dëshironim dhe i bëjmë thirrje kompanisë “Omnix” të rishikojë vendimin e saj.
Shqipëria ka shumë nevojë për investime, për punë.
Ne e dimë që investitorët kanë nevojë për garanci nga qeveria.
Investitorët kanë nevojë për siguri nga qeveria.
Edi Rama ka dëshmuar në këto tre vite se ai jep siguri, jep garanci vetëm për krimin, vetëm për bandat, vetëm për trafikantët, por për asnjë investitorë vendas apo të huaj.
Kjo është një arsye më shumë se pse ai duhet ndalur.
Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të jetë peng i Edi Ramës dhe kartelit të tij kriminal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY