Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bllokohen në Kakavijë 20 refugjatë nga Lindja e Mesme

20/09/2016
Bllokohen në Kakavijë 20 refugjatë nga Lindja e Mesme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Gjirokastrës bllokoi në orët e para të mëngjesit të sotëm 20 refugjatë që hynë nga kufiri grek në territorin shqiptar. Sipas burimeve policore mes refugjatëve, kishte gra dhe fëmijë, të cilët kanë marrë ndihmën e parë me trajtim ushqimor dhe shëndetësor në pikën e Kakavijës.
Refugjatët u kanë pohuar autoriteteve shqiptare se kanë mbërritur nga ishulli Lesbos, ku dje u shënua një zjarr masiv. Sipas njoftimeve të mjeteve greke të informimit më shumë se 4 mijë refugjatë u zhvendosën 24 orët e fundit nga Kampi Moria në ishullin grek Lesbos pas një zjarri të madh që shkatërroi tendat dhe shtëpitë e improvizuara.
Sipas autoriteteve greke nuk janë raportuar të lënduar dhe disa refugjatë janë lejuar që të kthehen sërish në kamp. Organizatat ndërkombëtare vlerësojnë se rreth 5.600 refugjatë gjenden në Lesbos, ndërkohë që ishulli ka kapacitet për 3.600 refugjatë.
Pak ditë më parë përmbytja e një tjetër kampi të refugjatëve në Janinë bëri që grupe refugjatësh të shpërndaheshin në zona të qytetit duke u drejtuar edhe në territorin shqiptar. Policia greke tha se bllokoi 40 prej tyre që u përpoqën të udhëtonin me një autobus drejt kufirit shqiptar ndërkohë që në Kakavijë u bllokuan grupe më të vogla.
Shqipëria ka kapacitete shumë të vogla për të përballuar grupet e refugjatëve që hyjnë nga Greqia, ndërsa mungojnë strehimoret dhe kushtet në qytete kufitare. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNCHR, hapi pak kohë më parë një zyrë në Gjirokastër me synimin e ndihmës për grupet e refugjatëve që hyjnë nga Greqia dhe e përdorin Shqipërinë si një pikë tranzit për të kaluar drejt vendeve europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 24/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

23/06/2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

NEOMALSORJA/ Socialistja e parë thyen akullin: Edi Rama jep dorëheqjen sa je në kohë!

23/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 24/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

23/06/2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.