Një 35-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi ka kërcënuar me jetë ish-të dashurën e tij rumune.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, i cili kishte edhe nënshtetësi italiane nuk ka pranuar ndarjen nga vajza rumune, duke e përndjekur prej disa muajsh.
“Nëse ti del me dikë tjetër do të të vras”, i ka thënë shqiptari ish-të dashurës së tij rumune.
Ai e përndiqte ish-të dashurën duke e kërcënuar me telefon, ushtronte dhunë psikologjike dhe i çonte mesazhe kërcënuese për miqtë dhe familjen.





