Biznesmeni libanez me pasaportë amerikane Faad Mitri i cili u largua sot nga Shqipëria paa masakrimit nga persona ende të paidentifikuar, është kërcënuar edhe në spitalin privat gjatë kohës që ishte nën ruajtjen e autoriteteve.
Faad Mitri u dhunua barbarisht para disa ditësh në kryqëzimin e Laknasit me rrugën e Rinasit. Shkak i ngjarjes dyshohet se është pronësia për një truall në Gjirin e Lalzit, ku kompania e përfaqësuar nga biznesmeni do investonte 450 milionë Dollarë për ndërtimin e një resorti turistik.
Por, ngjarja e rëndë bëri që biznesmeni dhe kompania “Omnix” të largoheshin përfundimisht nga Shqipëria duke hequr dorë nga investimi.





