Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar mbrëmjen e sotme familjarët e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, të riut i cili u ekzekutua nga efektivi i forcave Shqiponja në orët e para të mëngjesit të së martës për shkak të thyerjes së orës policore.
Gjate vizitës ngushëlluese Basha dënoi ashpër vrasjen e 25 vjeçarit dhe kërkoi “vënien para përgjegjësisë jo vetëm të atyre që kanë qëlluar mbi të, por mbi të gjithë strukturën drejtuese të policisë dhe kryeministrit, që arrogancën dhe brutalitetin e tij e ka injektuar në çdo hallkë të zinxhirit shtetëror”.
Basha i shprehur ngushëllimet e thella familjes Rasha për humbjen e djalit të tyre.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/