PD publikon videon: Ja si vjedh Rama me shëndetin e qytetarëve

PD publikon videon: Ja si vjedh Rama me shëndetin e qytetarëve

336
0
Shares

Shqiptarët po e paguajnë shumë shtrenjtë faturën e qeverisë së dështuar dhe të papërgjegjshme, që vjedh edhe në kohë…

Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on Sunday, December 6, 2020

PD publikon videon permes te ciles tregonsi vjedh Rama me shëndetin e qytetarëve, sikurse thote PD.

15 milionë euro të tjera borxh për pandeminë, por paratë po shfrytëzohen për të mbushur xhepat e qeveritarëve dhe klientëve të saj, komentohet nen video.

“Shqiptarët po e paguajnë shumë shtrenjtë faturën e qeverisë së dështuar dhe të papërgjegjshme, që vjedh edhe në kohë pandemie. Këtë javë qeveria mori edhe 15 milionë euro të tjera borxh për pandeminë, por paratë po shfrytëzohen për të mbushur xhepat e qeveritarëve dhe klientëve të saj.

Nga njëra anë merren lekë borxh, nga ana tjetër, me lekët borxh pajisjet anticovid për mbrojtjen e mjekëve po blihen 3 herë më shtrenjtë. Ato blihen me trefishin e çmimit nga qeveria, kur në spitale ka mungesa të mëdha dhe kur qytetarëve nuk u jepet as ndihmë e shtuar ekonomike për të përballuar krizën.

Na kushton më lirë që ta largojmë këtë qeveri! Vendi nuk e përballon dot edhe një mandat të tretë me Edi Ramën. Duhet të ecim përpara! Është koha për ndryshim!”, thekson zyra e shtypit e PD./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY