Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

META PRESIDENT/ Fjalimi i parë: Duhet të investojmë për të zhvilluar demokracinë!

28/04/2017
META PRESIDENT/ Fjalimi i parë: Duhet të investojmë për të zhvilluar demokracinë!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në përfundim të votimit në Kuvend, Ilir Meta ka marrë fjalën për të folur për herë të parë si President i zgjedhur.
Ai ka falënderuar deputetët që e kanë votuar, por nuk ka harruar edhe opozitën.
“Një falënderim të veçantë për kolegët që votuan kundër. Dua të falënderoj kolegët që mungojnë këtu pasi me mungesën e prezencës së tyre ata në një farë mënyre më kanë nxitur kandidimin dhe këtë përgjegjësi shumë të rëndësishme. Nuk kam përgatitur ndonjë fjalim. Më erdhën dy fjalime të improvizuara. Kam dëgjuar këshillat e Dokles dhe kam pasur sukses. Unë do zgjedh gjithmonë demokracinë në raport me pushtetin.
Kur lexoi relacionin Hysi përmendi që kam lindur në Cepan të Skraparit, është një vend malor dhe ndër më të thellët në Shqipëri. Kur isha student ëndërra që kisha unë ishte të bëhesha pedagog dhe profesor Angjeli e dinte këtë”,-tha Meta.
“Nuk e kisha menduar qe do te hyja ne politike apo edhe qe te zgjidhesha President. Dhe unë kam patur këtë mundësi vetëm falë demokracisë dhe mundësive që ajo më ka dhënë mua edhe shumë shqiptarëve të tjerë, për të gëzuar ditët e tyre dhe për ndryshuar vendin tonë dhe për t’i dhënë atij këto që kemi arritur, si vend i NATO-s, si vend kandidat i BE-së dhe si vend që të çelë negociatat së afërmi. Kemi mundësi ta arrijmë këtë duke realizuar zgjedhje të standardeve më të larta dhe gjithëpërfshirëse.
Unë do bëjë çdo gjë me të gjitha cilësitë e mia, për të justifikuar besimin që më dhatë sot. Jo vetëm para jush, por edhe para të gjithë qytetarëve dhe kushtetutës së republikës së Shqipërisë. Do t’u lutesha të gjithëve që janë këtu, por edhe që mungojnë, që të përpiqemi në këto orë dhe në këto ditë, që t’i japim çdo qytetari shansin të kontribuojë në zgjedhjet më të lira dhe më të ndershme”,-vijoi Meta.
“Në 21 korrik isha shumë i shqetësuar dhe apelova që të bënim çdo përpjekje për të gjetur konsensusin që Shqipëria të mos bëhej Maqedoni. Dje kemi parë të gjithë ngjarjet tronditëse në Kuvendin e Maqedonisë të cilat vijnë për shkak të një konflikti dhe kokëfortësie politike të papranueshme. Unë edhe njëherë tjetër dua të apeloj të gjithëve të bëjmë çdo gjë për stabilitetin e vendit, për legjitimitetin e institucioneve tona.
Në demokraci mendoj se jo vetëm duhet të presim, por edhe të investojmë për të përmirësuar klimën, për të rritur mirëbesimin dhe për ta zhvilluar demokracinë. Ende ka kohë për të krijuar një atmosferë krejtësisht tjetër për zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që edhe në 24 korrik ditën kur të betohet Presidenti që ju keni votuar sot, jo vetëm që kjo sallë të jetë plot, por edhe Shqipëria të jetë më e qetë sesa sot”,-përfundoi Presidenti Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
VIDEO/Ardit Bido tregon me emra se ku shkuan fondet sekrete greke

Deputeti Ardit Bido publikon përgënjeshtrim ndaj BIRN dhe kërkon sqarime publike

13/06/2026
Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
VIDEO/Ardit Bido tregon me emra se ku shkuan fondet sekrete greke

Deputeti Ardit Bido publikon përgënjeshtrim ndaj BIRN dhe kërkon sqarime publike

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.