Kryetari i PD-së Lulzim Basha është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log” në “ABC News” të gazetarit Endri Xhafo ku u shpreh se pandemia po përdoret si alibi dhe se Edi Rama dështoi me rindërtimin.
Kryedemokrati thotë se kemi të bëjmë me keqadministrim dhe nëse fiton zgjedhjet e 25 Prillit të korrigjojë çdo gjë të bërë keq e do të përshpejtojë punët e lëna pezull.
“Për ne gjithçka që ka të bëjë me jetën e qytetarëve do të jetë me prioritet absolut, do gjë që është bërë keq do të korrigjohet, do të futet në rrugën e përshpejtimit, nuk ka shans të ngadalësojmë diçka, apo ti lemë njerëzit të presin më gjatë dhe për këtë kemi dhënë prova. PD dhe unë disponojmë të gjitha kapacitetet njerëzore për të bërë të mundur atë që Edi Rama dështoi, mbivendosja e pandemisë është vetëm një alibi. Keqadministrimi i nxori zbuluar.
Kryeministri nuk është dhënë në detyrën e tij për të dhënë çelësa, por bamirësit, atyre, dhuruesit ju japin të drejtën edhe ti përfaqësojnë kur japin çelësat. Edhe një kryetar komune do të ishte i paragjykuar të bënte këtë. Tre gjëra nuk janë bërë: përse nuk u blenë kontenierët, shuma maksimale nuk kalon 20-30 mln euro” tha Basha.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/