Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO – “STOP”/ Rilindja urbane, deputeti socialist shtyn 2.5 metër gardhin në pronë publike…, për ti dhënë bukuri rrugës

21/09/2016
VIDEO – “STOP”/ Rilindja urbane, deputeti socialist shtyn 2.5 metër gardhin në pronë publike…, për ti dhënë bukuri rrugës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një qytetar nga Lushnja denoncon në emisionin investigativ “STOP”, abuzimin që ka bërë i zgjedhuri socialist i këtij qyteti, Bujar Çela. Duke shfrytëzuar imunitetin parlamentar, Çela ka zgjeruar gardhin e vilës ku ai banon, me rreth 2.5 metra, duke hyrë kështu në pronën publike.
Pas këtij denoncimi, gazetari i “STOP” i drejtohet Drejtorit të IKMT-së, Shaqir Zhama, i cili thotë se deputeti nuk ka leje, por nuk e ka të vështirë që ta marrë atë.


bc2Gazetari: Z. Bujar Çela, që është deputet i rrethit Fier po bën një zgjerim te gardhi i shtëpisë ku e ka pasur, dhe ka dalë nja 2 m e gjysmë. A ka leje për këtë?
Drejtori i IKMT: “S’dimë gjë…”!
Gazetari: Urdhëro?
Drejtori i IKMT: “Nuk dimë gjë…!
Drejtori i IKMT: “Ku është kjo?”
Inspektori i IKMT: “S’kemi marrë informacion.”
Gazetari: Shiko murin që ka pasur.
Drejtori i IKMT: “Po muri i vjetër.”
Gazetari: Këtë e ka bërë para, këtë gardhin.
Drejtori i IKMT: “Është bërë tani kjo. Mund të jetë bërë tani kjo. Para 4-5 ditësh që kam kaluar unë këtu nuk ka qenë. S’e di n.q.s ka marr leje në bashki!”
Drejtori i IKMT: “Do vinte edhe këtu leja, se marrim edhe ne njoftim, që filani…”
Drejtori i IKMT: “S’ka asnjë gjë…”
Drejtori i IKMT: “Po mo e nxjerr ai. E nxjerr lejen.”
Gazetari: Ideja është që duhet ta kishte nxjerrë.
Drejtori i IKMT: “E ta kishte nxjerrë…po hajde.”
Inspektori i IKMT: “Sot i vajta unë atje.”
Drejtori i IKMT: “Vajte ti vajte?”
Inspektori i IKMT: “Po vajta unë.”
Gazetari: Çfarë të tha?
Inspektori i IKMT: “Po e kam bërë për t’i dhënë më bukuri rrugës tuaj në kuptimin e asaj… I thashë unë pot ë kishe marrë leje… I bëj unë letrat, i bëj unë kaq.”
Deputeti: “Rri lsa rri, se ti e di që unë nuk jam i sekreteve.”
Gazetari: Si kalove? Të shqetësuam? Na fal.
Deputeti: “Jo mo vëlla, unë jam shqetësuar që jeni lodhur deri kaq, se unë ja sjell vetë të filmuar siç erdhi dje në parlament, që Bujar Çela po ndërton gardhin me blloqe me hekura.”
Deputeti: “Kur ndërtova unë shtëpinë para 25 vitesh, i lashë unë si gjithë të tjerët, që të zgjerohet rruga, se jam i pari unë që kam ndërtuar. Ka ca muaj, që i ka hequr bashkia këta tregtarët. Aty u bë si vend plehrash, merr plehra hidhi aty.”
Gazetari: Është me leje, me të gjitha?
Deputeti: “Kam shtëpinë me letra me të gjitha.”
Deputeti: “Unë kam ndryshuar thjesht gardhin, nga avlli kam vënë zgarrë. Kam zënë vendin e plehrave që duhet ta kisha bërë sot e 25 vjet atë gardhin, që e lashë aty që të zgjerohej rruga. Unë e prisja këtë me sinqeritet.”
Deputeti: “Madje e prisja që të merrje në telefon që dje në kuvend ore po të bëjnë ca fotografi te shtëpia.”
/TVKlan.al/

bc3

Për të ndjekur videon, klikoni këtu …
https://youtu.be/Dcc5kyMkiIE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 24/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

23/06/2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

NEOMALSORJA/ Socialistja e parë thyen akullin: Edi Rama jep dorëheqjen sa je në kohë!

23/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 24/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

23/06/2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.