“ Lufta mes klaneve të qeverisë për tenderat. Pajisjet anticovid u blenë...

“ Lufta mes klaneve të qeverisë për tenderat. Pajisjet anticovid u blenë 3 herë më shtrenjtë”

72
0
Shares

“Lufta mes klaneve të qeverisë për tenderat. Pajisjet anticovid u blenë 3 herë më shtrenjtë dhe qeveria shpall fitues ofertën më të lartë”, deklaroi sot ish deputetja e PD, Oriola Pampuri.

Deklarata e Pampurit:

Shqipëria është sot vendi i dy kontrasteve të mëdha. Nga njëra anë janë shumica e qytetarëve që luftojnëpër të mbijetuar në kuptimin e parë të fjalës, luftojnëpër bukën e gojës, luftojnë për shëndetin, luftojnë për jetën në kushte shumë të vështira. Nga ana tjetër, janë klanet brenda qeverisë, që luftojnë njëra-tjetrën se kush do të gllabërojë tenderin e radhës.

Kjo ka ndodhur këto ditë. Është ajo pjesë e kalbjes sëpushtetit nga korrupsioni që Edi Rama e mban nëhije. Kur qytetarët vuajnë në dyërt e spitaleve për pak oksigjen më shumë, qeveria tregon se i vetmi shqetësim i saj është mbushja e xhepave të klientëve, duke shfrytëzuar pandeminë.

Në shtator të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender me vlerë 5 milionë euro për të blerëdisa mjete mbrojtëse anticovid, vlera e të cilave nuk shkon kurrë më shumë se 1.5 milionë euro.

Tenderi kualifikoi disa kompani me oferta nën 2 milionë euro, por një vendim i organi tjetër tëqeverisë, Komisioni i Prokurimit Publik, i skualifikoi të gjithë ofertat më të ulëta.

Ndër 12 kompani ofertuese, ai shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë, e renditur e 10-ta. Për shkak të kësaj lufte mes klanesh në qeveri, pajisjet anticovid do të blihen me çmim 3 herë më tëlartë se ofertat e skualifikuara.

Në vend që paratë e qytetarëve të përdoren me kujdes në këtë kohë krize, qeveria e Edi Ramës, në mënyrëarbitrare, vendos t’i ndajë këto para me klanin qëofron më shumë para për xhepin e tij.

Kjo është një qeveri që vjedh edhe në kohëpandemie. Këta nuk heqin dorë nga pasurimi i paligjshëm, edhe kur e dinë se qytetarët mezi ia dalin të mbyllin muajin dhe marrin borxh për të blerë ilaçet anticovid.

Pandjeshmëria e kësaj qeverie dhe e këtij kryeministri, arroganca, babëzia për të përfituar nëçcdo kohë dhe në çdo rrethanë është fytyra e kësaj qeverie.

Duhet ta kemi parasysh sa herë të shihni ambulancat në radhë se nuk ka shtretër, sa herë të mos gjeni oksigjen për familjarët, sa herë të merrni borxh për ilaçet, sa herë dilni me humbje në biznesin tuaj tëvogël, duhet takeni parasysh, kur dikush humb vendin e punës dhe kur i bëhet një padrejtësi.

Babëzinë, pandjeshmërinë dhe arrogancën e pushtetit do ta largojmë më 25 ptill. Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon për interesin e tyre!/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY