Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi të rejat më të fundit lidhur me masat anti-Covid në vend në një konferencë të mbajtur ditën e sotme.
Johnson njoftoi se karantinës mund t’i vijë fundi përfundimisht në prill pasi edhe një tjetër vaksinë për koronavirusin rezultoi efektive.
Gjatë deklaratës që u bë në Downing Street ku Johnson është i izoluar, tha se nga kjo nuk ka rrugë shpëtimi si dhe konfirmoi edhe përfundimin e shtetrrethimit e dytë kombëtar më 2 dhjetor.
Kryeministri konfirmoi që blerjet për Krishtlindje do të lejohen, ndërsa bizneset e palestrat hapen. Edhe sportet me spektatorë do të lejohen me nivele më të ulëta pjesëmarrjeje, kurse, pub-et dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Britania e Madhe numëron 1,5 milion të infektuar dhe 55,230 viktima.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/