Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

OBSH/ Remdesivir hiqet nga grupi i ilaçeve që trajtojnë covid

20/11/2020
DETAJE/79-vjeçari u shërua nga CoVid-19 pasi mjekët i injektuan ilaçin kundër Ebola-s
Share on FacebookShare on Whatsapp

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka këshilluar institucionet shëndetësore që të mos e përdorin ilaçin antiviral Remdesivir për të trajtuar pacientët me COVID-19, që janë të shtruar në spital. Një panel i OBSH-së tha se ilaçi nuk ka “ndonjë efekt të rëndësishëm” në mbijetesë ose në uljen e kohës së shërimit.

Grupi i Zhvillimit të Udhëzimeve të OBSH-së (GDG) tha më 20 nëntor se nuk kishte “asnjë provë të bazuar në të dhënat aktuale në dispozicion që ky ilaç përmirëson gjendjen e pacientit”.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe dhjetëra vende të tjera kanë dhënë miratim të përkohshëm për përdorimin e ilaçit antiviral që e prodhon Gilead Sciences, pasi një hulumtim fillestar tregoi se mund të shkurtojë kohën e shërimit te disa pacientë me koronavirus të shtruar në spital.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili doli pozitiv për koronavirusin në fillim të tetorit, u trajtua me Remdesivir si dhe ilaçe të tjera.

Paneli tha se rekomandimi i tij për mjekët bazohej në të dhëna nga katër hulumtime ndërkombëtare të rastësishme që përfshinin më shumë se 7.000 pacientë të shtruar në spital me sëmundjen.

Provat zbuluan se Remdesiviri nuk kishte asnjë efekt domethënës në uljen e vdekshmërisë, nevojën për ventilim mekanik, kohën e rikuperimit dhe faktorë të tjerë.

Sidoqoftë, paneli tha që rekomandimi i tyre nuk do të thotë që Remdesiviri nuk ka përfitime.

Remdesivir u krijua për herë të parë si një ilaç eksperimental për të trajtuar Ebolën./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.