EMRAT/ Kater personat qe moren formularin e OFL ne Fier e Tirane

EMRAT/ Kater personat qe moren formularin e OFL ne Fier e Tirane

68
0
Shares

Operacioni Forca e Ligjit ka dërguar formularët për justifikimin e pasurisë katër personave banues në Fier dhe Tiranë.

Ata janë: Fatmir Kallashi dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Renato Rapaj i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, Lulëzim Çepele, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, Shkëlqim Kurpalaj i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Të katër këta persona do të duhet ti përgjigjen pyetjeve të OFL brenda 48 orëve, më tej do të jetë SPAK që do të vijojë me procedurat për pasurinë e tyre.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

F. K., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

R. R., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë;

L. Ç., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Sh. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”,  jofton policia e shtetit./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY