Operacioni Forca e Ligjit ka dërguar formularët për justifikimin e pasurisë katër personave banues në Fier dhe Tiranë.
Ata janë: Fatmir Kallashi dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Renato Rapaj i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, Lulëzim Çepele, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, Shkëlqim Kurpalaj i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Të katër këta persona do të duhet ti përgjigjen pyetjeve të OFL brenda 48 orëve, më tej do të jetë SPAK që do të vijojë me procedurat për pasurinë e tyre.
”OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
F. K., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
R. R., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë;
L. Ç., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
Sh. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, jofton policia e shtetit./DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/