Incidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Bulevardin “Bajram Curri “ ka ngritur shqetësime për pacientët e infektuar me COVID-19, të cilët e bëjnë trajtimin mjekësor në banesat e tyre.
Një 72-vjeçar, i infektuar prej një jave me COVID-19, kishte instaluar në banesë një bombol oksigjeni e cila plasi një natë më parë. Pacientit iu desh të priste policinë e forcat zjarrfikëse për të dalë nga banesa dhe më pas ambulancën për t’u dërguar në spitalin Infektiv ku po mbahet në kujdesin e mjekëve.
Është e ndaluar me ligj që bombolat e oksigjenit të mbahen në banesa, prandaj personat e infektuar i sigurojnë ato në rrugë informale.
Mënyra më e lehtë për pacientët është t’i marrin ato nga qytetarë të tjerë që janë shëruar nga koronavirusi e që vendosin t’i lëshojnë me qira. Një pjesë e bombolave mbushen pa autorizim dhe pa protokoll.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/