Si i sigurojnë në mënyrë të paligjshme pacientët e infektuar me Covid...

Si i sigurojnë në mënyrë të paligjshme pacientët e infektuar me Covid bombolat e oksigjenit

39
0
Shares

Incidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Bulevardin “Bajram Curri “ ka ngritur shqetësime për pacientët e infektuar me COVID-19, të cilët e bëjnë trajtimin mjekësor në banesat e tyre.

Një 72-vjeçar, i infektuar prej një jave me COVID-19,  kishte instaluar në banesë një bombol oksigjeni e cila plasi një natë më parë. Pacientit iu desh të priste policinë e forcat zjarrfikëse për të dalë nga banesa dhe më pas ambulancën për t’u dërguar në spitalin Infektiv ku po mbahet në kujdesin e mjekëve.

Është e ndaluar me ligj që bombolat e oksigjenit të mbahen në banesa, prandaj personat e infektuar i sigurojnë ato në rrugë informale.

Mënyra më e lehtë për pacientët është t’i marrin ato nga qytetarë të tjerë që janë shëruar nga koronavirusi e që vendosin t’i lëshojnë me qira. Një pjesë e bombolave mbushen pa autorizim dhe pa protokoll.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY