SHBA, ne rrezik nje vale e dyte e pandemise

SHBA, ne rrezik nje vale e dyte e pandemise

66
0
Shares

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo vendosi të mërkurën një raund të ri kufizimesh që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit ndërsa niveli i infeksioneve dhe shtrimeve në spital po rritet në shtetin që ishte epiqendra e shpërthimit në SHBA, në fazat e hershme të pandemisë, transmeton Zeri i Amerikes.

Zoti Cuomo urdhëroi mbylljen e bareve, restorante dhe palestra në të gjithë shtetin duke filluar prej orës 10:00 në mbrëmje si dhe kufizoi në 10, numrin e njerëzve që mund të marrin pjesë në festa private.

Masat e reja, të cilat hyjnë në fuqi të premten, vijnë një ditë pasi Kalifornia dhe disa shtete të Amerikës qendrore forcuan kufizimet ndaj banorëve të martën në një përpjekje për të frenuar përhapjen e shpejtë të virusit.

Ky është shansi ynë i fundit për të ndaluar një valë të dytë“, shkruante në një postim në twitter të mërkurën kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut Bill de Blasio.

Ndërsa numri i infeksioneve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve si pasojë e COVID-19-s po rriten në të gjithë vendin, po shtohen gjithnjë e më shumë sinjalet se një valë e dytë mund të përfshijë zonat në verilindje, të cilat ia kanë dalë deri tani të vendosin nën kontroll pandeminë pas goditjes që morën në pranverë.

CDC-ja ka raportuar rreth 240 mijë vdekje nga koronavirusi.

Shtetet e Bashkuara raportuan më shumë se 1,450 vdekje të martën, shifra më e lartë e regjistruar brenda një dite që nga mesi i gushtit, sipas një analize të agjencisë Reuters.

Në Nju Xhersi, një nga pikat e nxehta të hershme në SHBA, një rritje e madhe e rasteve në Newark, qyteti më i madh i shtetit, detyroi Kryetarin e Bashkisë Ras Baraka të zbatojë masa agresive, përfshirë një ndalim-qarkullimi për zona të caktuara.

Në Newark, niveli i rasteve pozitive me koronavirus u rrit në 19 për qind, më shumë se dyfishi i mesatares shtatë-ditore të shtetit prej 7.74 për qind siç tha zoti Baraka në një deklaratë të martën.

Guvernatori i Nju Xhersit Phil Murphy njoftoi disa kufizime të hënën si përgjigje ndaj rritjes së rasteve me COVID-19 në shtet dhe shpërthimit të rasteve pozitive mes banakierëve.

Në shtetin e Marilendit, ku shkalla e rasteve pozitive me COVID-19 u regjistrua 5.6 për qind të mërkurën, zyrtarët njoftuan për rritje të numrit të shtrimeve në spital.

Më shumë se 800 persona po trajtohen për koronavirus në spitalet e këtij shteti që nga e mërkura, numri më i lartë ditor që nga muaji prill sipas Mike Ricci, drejtori i komunikimit i Guvernatorit Larry Hogan.

Të martën një numër rekord njerëzish kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në disa shtete qendrore e perëndimore, përfshirë Alaskën, Indianën, Mizurin, Dakotën e Veriut, Uiskonsin dhe në shtetin Uajoming.

Zyrtarët në shtetet më të goditura nga virusi iu lutën banorëve të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi e të dëgjojnë këshillat e ekspertëve duke vendosur maska, duke larë duart dhe duke ruajtur distancën fizike.

Të martën Shtetet e Bashkuara regjistruan rreth 62 mijë raste shtrimesh në spital me COVID-19 , duke kaluar me më shumë se dy mijë raste, nivelin më të lartë të shënuar brenda një dite në mes të muajit prill.

Numri në rritje i pacientëve të shtruar me COVID-19 në të gjithë vendin ka krijuar probleme me kapacitetet pritëse të institucioneve shëndetësore, veçanërisht në disa shtete perëndimore të amerikane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY