Presidenti Donald Trump, ka bërë daljen e parë publike që nga dita e shtunë, kur rezultatet e zgjedhjeve shpallën fitues të garës presidenciale demokratin Joe Biden.
Trump dhe partnerja e tij Melanie Trump të shoqëruar nga Nënpresidenti Mikr Pence dhe Ivanka Trump, morën pjesë në vendosjen e kurorës së luleve në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlington, në kuadër të Ditës së Veteranëve.
Në fjalimin e tij, Trump u shpreh se administrata e tij ka bërë shumë për të përmirësuar jetën e veteranëve dhe përsëriti angazhimet ndaj tyre dhe anëtarëve të ushtrisë.
‘Si Komandant i Përgjithshëm, unë kam luftuar pa pushim për të mbështetur veteranët e Amerikës. Për shumë kohë, Qeveria jonë nuk e kishte përmbushur plotësisht detyrimin e saj’, tha Trump.
Trump , ndërkohë, ka hapur proces gjyqësor për zgjedhjet në Amerikë pasi nuk e pranon humbjen përballë Biden dhe pretendon se ka pasur mashtrim në numërimin e votave me postë.
e.h/DRONI.al/




