Manastirliu, te gjitha faktet se pse duhet mbajtur maska

Manastirliu, te gjitha faktet se pse duhet mbajtur maska

74
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kerkoi sot nga qytetarët të mbajne masken dhe te besojnë atë çfarë thotë shkenca.

“Shumë prej jush mund të kenë dilema për kohën e përhapjes së infeksionit apo dobinë e maskës për mbrojtjen e vetes, njësoj si të tjerëve. Ju ftoj të besoni faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve e të ekspertëve të shëndetit publik dhe të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë. Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së COVID19”, shkruan Manastirliu.

Në video gjenden të listuara fakte, përkundrejt teorive të rreme apo miteve.

Fake: Sa kohë ndihem mirë, nuk kam nevojë për maskë

Fakt: Sipas CDC, 40% e transmetimit ndodh para se të ndihesh sëmurë. Një person asimptomatik mund ta përhapë që 48 orë para shfaqjes së simptomave

Fake: Maska mbron të tjerët por nuk më mbron mua

Fakt: Një studim në 198 shtete tregoi se atje ku mbajtja e maskës nga të gjithë ishte kulturë ose detyrim numri i të infektuarve dhe viktimave ishte më i ulët

Fake: Mbajtja e maskës do të rrisë sasinë e dioksidit të karbonit që fus në trup frymëmarrjen

Fakt: Doktorë dhe Infermierë kanë mbajtur prej kohërash maska në punë për orë të tëra dhe nuk pasur pasoja mbi shëndetin

Fake: Nëse mbaj maskë, nuk kam nevojë të ruaj distancimin social

Fakt: Mbajtja e maskës është vetëm njëri hap në ngadalësimin e përhapjes së virusit. Hapat e tjera të domosdoshme janë distancimi social dhe ruajtja e higjienës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY