Zbulohet nje tjeter skandal i kryetarit te bashkise, Erion Veliaj. Skandali eshte publikuar sot Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e cila tha se skandali lidhet me ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri”, ne fakt mos ndertimin e saj.
Kryemadhi publikoi një kartelë që sipas saj tregon se shkolla “Sami Frashëri” në 2017 i ka kaluar me vendim qeverie në pronësi Bashkisë së Tiranës. Në 2020, sipas saj, Bashkia ka marrë kartelën e shkollës, kurse në 28 tetor thotë ajo, territori në fjalë ka dalë me disa pronarë.
“Përsa i përket shkollës Sami Frashëri, të jeni të bindur që Monika ka thënë të vërtetën, nuk ka gjënjyer. Në mars 2017, qeveria ka marrë vendim që shkollën Sami Frashëri t’ja kalojë Bashkisë. Pas një periudhe disa vjeçare, në 2020 regjistrohet në Bashkinë e Tiranës hipoteka.
Më datë 28.10.2020 printojmë kartelën e shkollës dhe na del një listë pronarësh. Tani, unë e kam denoncuar ditën e hënë te Fevziu, dhe ditën e martë vendoset një tabelë PVC ku thuhet se vetem per studim projektin jane dhene 5 milione euro. Shkolla Sami Frashëri nuk ka tenderim. Kjo shkollë nuk është fare në listën e shkollave që do të ndërtohen në bazë të projektit të rindërtimit”, tha Kryemadhi.
Ne vijim ajo tha se shkolla nuk do te ndertohet fare dhe nuk do te kete me ‘Sami Frasheri’ tek rruga e Barrikadave por nuk dihet ku do ta gjezdise Veliaj.
Natyrisht aty pritet te ndertohet nje pallat pasi konsiderohet shesh i mire ndertimi. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/