Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Alarmi i Albpetrol: Bankers po transferon shuma te medha jashte, edhe pse ka borxhe ne vend

29/10/2020
Bankers Petroleum ndërron pronar, shitet 407 milionë USD te kinezët e Geo-Jade Petroleum Corporation
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kompania publike Albpetrol, e cila mbikëqyr koncesionet e naftës, ka lëshuar alarmin se Bankers Petroleum po transferon para jashtë Shqipërisë, në një kohë që borxhet e saj brenda vendit janë rritur me shpejtësi, raporton tv Tema.

Përmes një shkrese zyrtare, ne dhjetor të vitit të kaluar, Albpetrol i ka kërkuar sqarime të hollësishme Bankers Petroleum mbi këtë çështje duke e pyetur shprehimisht se sa është shuma e parave të transferuara jashtë dhe me çfarë motivacioni janë transferuar ato.

Në përgjigje të kësaj shkrese, Bankers, pranon se ka transferuar para drejt kompanisë mëmë, por pa zbuluar shumën. Sipas Bankers, qëllimi i kësaj transferte ka qenë pagesa e interesave të kredisë apo shpenzime të tjera të kompanisë mëmë. Një burim konfidencial zbuloi për TVT se gjatë periudhës qershor 2018-dhjetor 2019, Bankers Petroleum Albania ka transferuar rreth 60 milionë dollarë drejt kompanisë mëmë Bankers Petroleum LTD. Të njëtat burime thonë se transfertat kanë vazhduar edhe gjatë këtij viti.

TVT e pyeti Bankers Petroleum zyrtarisht mbi shumën e saktë të parave që janë transferuar drejt mëmës, por Bankers nuk u përgjigj.

Normalisht lëvizja e kapitalit është e lirë. Kompanitë kanë të drejtën të transferojnë fitimet e tyre lirisht drejt vendeve të origjinës, por pasi kanë shlyer të gjitha borxhet dhe detyrimet në vendin ku ato operojnë. Në të kundërt, ajo që ndodh është nje skeme vjedhje, e cila transferon fitimet jashtë dhe lë borxhet brenda vendit deri në falimentimin potencial të kompanisë.

Ekspertët thonë se një skemë e ngjashmë është përdorur me ARMO-n, ku kompanitë që e kanë shfrytëzuar atë kanë transferuar fitimet duke i lënë ARMO-s mbi 1 miliardë euro borxhe. A është duke bërë edhe Bankers Petroleum të njëjtën gjë? Kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjen institucionet.

Prej dy vitesh Bankers Petroleum Albania nuk i publikon më pasqyrat financiare, edhe pse e ka detyrim ligjor. Kjo ngre të tjera dyshime të forta, pasi bëhet fjalë për një kompani, e cila shfrytëzon pasurinë më të madhe publike në vend. Por sipas korrenspondencës me Albpetrol, Bankers pranon se në fund të prillit të këtij viti vetëm borxhi që ajo ka ndaj nënkontraktorëve ka arritur në 70 milionë dollarë, nga të cilat 40 milionë dollarë janë mirëfilltazi detyrime të prapambetura. Nje pjese e ketij borxhi eshte detyrim i paapaguar ndaj institucioneve publike, vecanerisht Albpetrolit dhe Bashkive te Qarkut te Fierit, pra jane para qe duhet te shkonin ne arken e qytetareve.

Për shkak të rritjes së shpejtë të borxhit, po në prill të këtij viti, nënkontraktorët më të mëdhenj përmes një shkrese zyrtare kanë vënë në dijeni Ministrinë e Energjisë, AKBN dhe Albpetrolin se Bankers ka akumuluar borxhe të mëdha ndaj tyre duke vënë në rrezik ekzistencën e këtyre kompanive.

Veç borxheve ndaj nënkontraktorëve, Bankers Petroleum ka dhe një kredi 110 milionë dollarë të marrë nga një fond kinez investimesh. Kjo kredi duhet të ishte shlyer në dhjetor të vitit të kaluar, por Bankers nuk arriti ta paguajë sipas afateve, çka përbën një tjetër çështje për të cilën Albpetrol ka lëshuar alarmin.

Në këtë situatë, transferimi i parave drejt mëmës, ngre pikëpyetje të mëdha. A mos vallë, e gjitha kjo është një skemë gjigante vjedhjeje, për të transferuar fitimet e naftës shqiptare jashtë dhe për të lënë qindra milionë dollarë borxhe në kurriz të qytetarëve, njësoj si ARMO? Këtë herë institucionet janë të paralajmëruara dhe në rast se një skenar i ngjashëm do të materializohet nuk mund të fshihen më duke e lënë fajin jetim, raporton televizioni Tema. /DRONI.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.