Paulin Sterkaj, deputeti aktual i PS-së, ka lëvizur në krahët e politikës shqiptare. Në vitin 2009, ai kandidoi në Malësi të Madhe në listën e Partisë Demokratike.
Në takimet e zhvilluara me zgjedhësit, Sterkaj ka pasur mundësi të shprehe opinionin e tij për PS por edhe për Edi Ramën, në atë kohe lider i opozitës.
Stërkaj shprehet se Rama dhe PS kërkojnë ta shfrytëzojnë Veriun thjeshtë për ti marre votën. Sot, opinioni i deputetit Stërkaj ka ndryshuar, teksa është një nga deputetet më të rëndësishëm të PS në Veriun e vendit.





