Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi dorëzojnë kallzim në Drejtorinë e Policisë

Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi dorëzojnë kallzim në Drejtorinë e Policisë

102
0
Shares

Përfaqësuesit e PD, Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi dorëzojnë kallzim në Drejtorinë e Policisë Tiranë. “Mafia e plehrave e drejtuar nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj, në bashkëpunim me Arben Ahmetaj, nuk do të na trembin. Qytetarët shqiptarë do të njihen me faktet e shpërdorimit të 75 milionë eurove të taksave të tyre të cilat ia japin pronarëve pa emër në parajsat fiskale. Drejtësia nuk do të vonojë”, thane per mediat nderkohe qe dorezuan padine.

Deklarata e Kellicit:

Sikundër ju kemi bërë me dije gjatë ditës së sotme, kemi ardhur këtu në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, së bashku me Ina Zhupën, zëdhënësen e Partisë Demokratike, për të bërë një kallzim në bazë të nenit 281 të Kodit të Proçedurës Penale e në vijim, për shantazhimin dhe kërcënimin e ushtrimit të detyrës sonë për një denoncim në mbrojtje të interesit publik.

Sikundër është bërë publike sot, me fakte të pakontestueshme, me pamje filmike, me zë dhe me figurë, ne jemi penguar në ushtrimin e detyrës sonë si funksionarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe opozitës, për të bërë një denoncim në mbrojtje të interesit publik.

Persona të orientuar, të paindentifikuar, pa na u prezantuar, n ë asnjë moment në funksionin që kishin apo detyrën që mbanin, kanë ardhur pranë nesh duke na shantazhuar dhe kërcënuar për të na larguar nga territori që rrethon “Landfillin e Sharrës”. Një skenë krimi ku 4 vite më parë ka humbur jetën një 17 vjeçar Ardit Gjoklaj, për të cilin edhe sot nuk ka asnjë person përpara drejtësisë dhe asnjë përgjegjës.

Nëse mafia e plehrave e drejtuar nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj, në bashkëpunim me Arben Ahmetaj, mendojnë se do të na trembin e do të na zhantazhojnë e do të na stepin dhe me fake news-et që kanë shpërndarë nëpër portale të ndryshme, ta dinë se e kanë të kotë.

Dy herë më fortë do t’i godasim, tre herë më fort do t’i bëjmë publike të gjitha deklaratat dhe faktet.

Deklarata e Zhupes:

Ne denoncuam agresionin për të cilën ju u vutë në dijeni që ka ndodhur mëngjesin e sotëm përpara “Landfillit të Sharrës”. Ne kemi marrë përsipër të transmetojmë fakte, pamje dhe ngjarje reale që lidhen me “Landfillin e Sharrës” dhe inceneratorin e Tiranës gjë për të cilën shumë media në Tiranë nuk marrin përsipër të informojnë publikun, por tjetërsojnë të vërtetën.

Me sa duket inskenimi i sotëm me agresion ndaj opozitës ishte i drejtuar nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

Rama dhe Veliaj mundohen me çdo kusht të fshihet e vërteta ndaj qytetarëve të Tiranës për të kuptuar se kush janë pronarët e këtyre inceneratorëve.

Për të kuptuar se ku shkojnë taksat, milionat, eurot që merren nga taksat e qytetarëve për pronarë “noname” që nuk dihet se ku janë në parajsa fiskale.

Edi Rama dhe Erjon Veliaj mesa duket kanë frikë nga e vërteta që fshihet prapa këtyre inceneratorëve dhe bëjnë shumë mirë që kanë frikë sepse në mos sot, nesër, ata do të hetohen dhe do të marrin dënimin e merituar për shpërdorimin e 75 milionë eurove deri tani që ia japin pronarëve pa emër në parajsat fiskale sepse drejtësia shqiptare do të duhet t’i hetojë, në mos sot, nesër, të gjithë këtë aferë korruptive që ka përfshirë kupolën drejtuese të shtetit shqiptar dhe të Bashkisë Tiranë.

Qytetarët shqiptarë dhe të Tiranës do të informohen ditë pas dite me fakte dhe dokumenta pa u stepur, pa u trembur nga asnjë presion nga përfaqësuesit zyrtar të opozitës shqiptare.

Ne do t’i qëndrojmë kauzës deri në fund për të informuar publikun mbi të vërtetat se ku shkojnë taksat e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY