Rama rrefen cfare i thote Macron ne bisesa jopublike

Rama rrefen cfare i thote Macron ne bisesa jopublike

123
0
Shares

Kryeministri Edi Rama tha sot se Presidenti francez Macron deshiron qe Shqiperia te jete ne BE por nuk e thote ate publikisht per shkak te politikave te brendshne.

Macron më ka përsëritur shpesh që nëse biem dakord për negociatat me Shqipërinë sepse si mundesh të kesh fuqi kur vendimet në Këshillin Europian varen nga 27 vende. Problemi është që ata nuk e thonë këtë. I thashë përse nuk e thua publikisht? Djema, na pëlqeni shumë, duam t’ju marrim por për momentin duam të lyejmë shtëpinë. Publikisht thonë ah shqiptarët kanë probleme. Pra bëhet problem në vend se opinioni publik e dëgjon sikur ne po bëjmë gjënë e gabuar jo që Macroni do të presë zgjedhjet. Pozicioni ynë është i cuditshëm, jemi të dashuruar me Evropën, na thuhet që Evropa do të martohet me ne, por nuk flet. Anëtarësimi është tjetër histori, por negociatat janë më të rëndësishme se përbëjnë udhërrëfyesin”, tha Rama.

Kryeministri Rama ka folur nga forumi Europa Park në Gjermani ku kërkon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europianë.

Rama tha se krimi i organizuar nuk ekziston vetëm në Shqipëri por në cdo vend pasi shqiptarët e arrestuar rezultojnë që kanë lidhje të forta me emra të krimit në vende të ndryshme të Europës.

Pjese nga fjala e Rames:

Dua të jem shumë i drejtpërdrejtë. Nuk mund të imagjinoj një shtëpi që funksionon mirë ku nipërit e vegjël i vënë veto gjyshërve. Natyrisht që dicka duhet të ndryshojë në strukturë. Nëse do më duhet të përgjigjem sinqerisht pyetjes që një Evropë që nuk funksionon me 27, mund të funksionojë me 33. Jo sinqerisht nuk munden.

Imagjinoj parlamentin evropian me shqiptarë, serbët, boshnjakët, maqedonasit, nuk mundet, por kjo nuk nënkupton që nuk është e zgjidhshme nëse fuqitë e mëdha të Europës gjejnë mënyra për ta përshtatur mekanizmin.

Çdo vend që i qaset Unionit përballet me këto gjëra. Çfarë nënkupton krimi shqiptar? Nuk ka një krim shqiptar për arsye shumë të thjeshta. Krimi i organizuar është ndërkombëtar. Nuk kemi parë shqiptar të arrestuar që nuk kishte të paktën 4 kode numrash, Gjermani, Holandë, Britani. Pra këta njerëz e kanë bashkuar BE. Ata nuk kanë negociata, kush vrapon më shpejt, fiton më shpejt. Kriminelët mund të mos jenë të aftë me gjuhën, por e kuptojnë njëri tjetrin.

Në Holandë, shqiptarët janë bërë më e keqja që të shkon në mendje. Një gazetë me një titull të madh “Një tjetër bandë shqiptare” shpërbëhet dhe po të lexosh artikullin, 9 ishin arrestuar, 3 holandezë, një belg, dikush tjetër nga Polonia, nga Maroku dhe dy shqiptarë 65-vjecarë që ruanin magazinën ku kultivohej droga por për politikën ishte mirë ta paraqiste si bandë shqiptare.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY