Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, Alibeaj: Duhet hetim i shpejtë

Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, Alibeaj: Duhet hetim i shpejtë

79
0
Shares

“Shpejtësia me të cilën do të hetohet, tregues kyç për gatishmërinë e policisë dhe të prokurorisë për të zbuluar të vërtetën”, komentoi sot ish deputeti Enkelejd Alibeaj.

Në Himarë, një biznesmen u vra në atentat, në mes të ditës; Në Tiranë, një biznesmen denoncon në polici një tentativë për atentat.

“Të dyja janë raste tronditëse, që tregojnë shthurjen e kësaj qeverie në muajt e fundit të saj.

Shpejtësia me të cilën do të hetohet denoncimi i biznesmenit Andon Dhima do të jetë një tregues kyç për gatishmërinë e policisë dhe të prokurorisë për të zbuluar të vërtetën. Zvarritja e çështjeve të tilla, siç e ka zakon prokuroria dhe policia, do të jetë veçse kronikë e një atentati tjetër të paralajmëruar!”, komenton ish deputeti. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY