Foto ilustruese
Një jaht u gjend i braktisur në det në afërsi të Shëngjjinit.
Nuk ka ende informacione se si jahti ka mbërritur aty dhe kush janë pronarët e mjetit lundruues megjithse kane kaluar 24 ore nga koha kur u pa mjeti lundrues.
Një kontroll më i imtësishëm brenda jahtit do të bëhet menjëherë sapo të ankorohet në port.
Në jaht dyshohet se kanë qenë dy persona, anëtarë të ekuipazhit të huaj.
Jahti po sipas të dhënave paraprake është i regjistruar në Itali.
“Burime nga policia kufitare kanë dyshime të forta se jahti mund të përdorej për të transportuar lëndë narkotike. Në momentin që është afruar policia anëtarët e ekuipazhit e kanë braktisur jahtin”-raportohet nga burime të policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/